Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Delphi, kryeministri, Albin Kurti, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mënyrat se si ato mund të avancohen më tej, veçanërisht në rrafshin ekonomik kanë qenë pjesë e bisedës së tyre, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kurti ka falënderuar Dendias dhe shtetin e Greqisë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset integruese.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës të dielën e javës së kaluar, nevojën për zbatim të plotë, pa vonesa dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit me Serbinë dhe për pritjet e takimit të nivelit të lartë politik me 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesë.

Qeveria njofton se ky është takimi i dhjetë Kurti-Dendias në dy vjetët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shefi i CIA-s mban takim me homologun e tij në Ankara

Një zyrtari i Shtepisë se Bardhe ka deklaruar se dy shefat e…

Albright rikthehet në Pentagon një vit pasi e largoi Trumpi

Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, është betuar si kryetare e re e…

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus  ka ndërruar jetë…

Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin që lejon gjykimin në mungesë të krimeve të luftës

Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës…

Ushtria shpërndan karburant për qytetarët në Britani

Qeveria merr masa për të shmangur krizën e karburanteve, merr 300 shoferë…