Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës tha se në takimin që do të mbahet më 2 maj në Bruksel pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë.

Kurti pas bëri homazhe pranë obeliskut dedikuar personave të zhdukur me dhunë tha se zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk i ka objektiv vetëm të pagjeturit, por edhe familjarët dhe mbarë popullin e Kosovës.

“Në aneksin e marrëveshjes së Ohrit është urgjente çështja e të pagjeturve… pres që më 2 maj, ashtu pra me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka vetëm objektiv të pagjeturit, por edhe familjet e tyre dhe mbarë popullin tonë.

Të pagjeturit janë në një situatë të veçantë, ku ankthi është më i madh se pikëllimi, ku zemërimi është më i madh sesa vajtimi. Andaj, pres më 2 maj, nga lehtësuesit e dialogut, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, kjo çështje të trajtohet me urgjencë”, është shprehur kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Alarm për mjet shpërthyes në aeroportin “Adem Jashari” – reagon policia

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për mjet shpërthyes. Njësitet…

Mali i Zi nis të shtunën aplikimin e certifikatës Covid

E nevojshme për hyrjen nëpër qendrat tregtare Nga e Shtuna, në Malin…

Ministri i Drejtësisë së Turqisë: Sulmi ishte i planifikuar, një grua qëndroi e ulur për 45 minuta

Ministri i Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozdag, ka dhënë detaje për shpërthimin…

Rusia po u premton të burgosurve liri dhe para nëse luftojnë në Ukrainë – dhe shumë po zgjedhin “bastin vdekjeprurës”

Premtimet për liri dhe pasuri u bëhen të dënuarve në qelitë e…

Pse po e viziton kleriku rus Shkupin?

Kisha, edhe pse është e ndarë nga shteti, ajo ka për detyrë…