Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga homologu i tij holandez, Mark Rutte.

Në letrën e tij, kryeministri Rutte e ka uruar kryeministrin Kurti për pozitën e re.

“Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19”, thuhet në letër.

Kryeministri Rutte shprehet i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit COVAX për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër COVID-19.

Ngjashëm i kishte dalë në ndihmë vitin e kaluar Kosovës Holanda edhe nëpërmjet donacionit bilateral për pajisje personale mbrojtëse për Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës, thuhet në njoftim.

Kryeministri Rutte e ka siguruar Kurtin se Holanda e mbështetë Kosovën me gjithë zemër në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit.

“Për këtë thotë ai, ju si kryeministër e keni marrë një mandat të fortë nga populli i Kosovës, që së bashku me zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përbëjnë elementet kryesore të Kosovës drejt Evropës dhe integrimit evropian. Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tetovë, herët në mëngjes është gjetur një trup i pa jetë

Sot (26-prill) në ora 06:35 në SPB Tetovë është raportua se para…

Në pikëpyetje marrëveshja Turqi-BE për refugjatët

Si në BE ashtu edhe në Turqi ka dyshime për të ardhmen…

30 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë bërë 426 teste për Covid-19 dhe…

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot përmes një konference për media, ftoi…

Izraeli vazhdon sulmet nga toka, ajri dhe deti në Gazë

Ushtria izraelite e sulmon Gazën, të cilën e mban nën bllokadë prej…