Sot është mbajtur takimi i parë i Komisionit për Transformim Digjital.

Digjitalizimi i gjithëmbarshëm është një nga objektivat kyçe të programit qeverisës dhe është pjesë e të gjitha shtyllave të Planit Kombëtar për Zhvillim 2030, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e parë të Komisionit për Transformim Digjital.

Kurti theksoi se përmes zhvillimit të qeverisjes elektronike po synojmë rritjen e transparencës e llogaridhënies dhe përmirësimin e shërbimeve tona ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

“Me digjitalizimin, që është i ndërlidhur ngushtë me reformën dhe modernizimin e administratës publike, do të krijohen shërbime elektronike, që në qendër e kanë qytetarin”, shtoi ai.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e transformimit digjital në të gjitha fushat e qeverisjes, dhe nevojën për avancim të mekanizmave qeverisës për realizimin e këtij transformimi, është themeluar Komisioni për Transformim Digjital, që do të mbikëqyrë dhe sigurojë mbarëvajtjen e procesit të transformimit digjital. Komisioni do të shqyrtojë dhe miratojë prioritetet strategjike dhe iniciativat e politikave të reja të Qeverisë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit, ofrojë drejtim strategjik, si dhe do të sigurojë koordinim ndërinstitucional në projektet me rëndësi të lartë në këtë fushë”.

Në takim u theksua se gjatë këtij viti që po e lëmë pas, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë disa hapa të rëndësishëm në fushën e digjitalizimit:

Janë lansuar një sërë shërbimesh elektronike për qytetarë dhe biznese, duke u përqendruar në shërbimet më të përdorura, që kanë shkaktuar më së shumti radhë nëpër sportele.

Është lansuar sistemi elektronik për hartimin e legjislacionit dhe kemi filluar me pilotimin e projektit të rëndësishëm të ndërlidhjes së qytetarit me adresë.

Qeveria ka aprovuar strategjinë e re të arsimit, ku digjitalizimi në arsim është një nga 5 shtyllat e saj.

Është miratuar në Qeveri projektligji për sigurinë kibernetike dhe është lansuar sistemi për monitorimin e spektrit frekuencor.

Është promovuar lansimi i qendrës së të dhënave për Rrjetin Akademik dhe Hulumtues të Kosovës.

Vendi ynë për herë të parë u bë nikoqir i Samitit Digjital regjional.

Qeveria është në finalizim të dokumenteve kyçe strategjike të strategjisë së e-qeverisjes, strategjisë së sigurisë kibernetike dhe agjendës digjitale.

Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të projekteve strategjike me partnerët zhvillimorë si USAID, GIZ dhe Banka Botërore.

Së fundmi, progresi jonë në fushën e digjitalizimit është njohur edhe nga Indeksi i Bankës Botërore të maturitetit të teknologjisë në qeveri (GTMI). Kosova këtë vit është kategorizuar në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale, që shënon përparim nga viti 2020, kur ka qenë e kategorizuar në grupin C të vendeve me fokus të kufizuar në qeverisje digjitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i autobusit në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën dhjetë kosovarë

Prokuroria në Sllavonski Brod të Kroacisë, ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi…

Gjuajtje me armë, plaçkitet një bankë në Shkup!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e sotme është…

Tiranë, përleshje fizike mes disa personave në KZAZ – arrestohen shtatë vetë

Gjatë procesit të numërimit të votave, një përleshje fizike ka ndodhur mes…

Osmani: SHBA i ka kërkuar Kosovës strehimin e përkohshëm të afganëve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka konfirmuar kërkesën e Shteteve të…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…