Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nderuar lart figurën e ambasadorit William Walker në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Kurti, gjatë fjalës të tij, tha se ambasadori Walker mbetet miku i mirë i kohërave të vështira të Kosovës që me raportimin e tij na siguroi ndihmë nga NATO-ja.

“Në kohëra të vështira historike njësoj siç në periudha krizash personale një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm madje edhe atëherë kur nuk e keni një mik të mirë janë kohërat e vështira që mund ta sjellin një të tillë. Në traditat tona një mik i mirë është një figurë shumë e rëndësishme dhe e respektuar e cila nderohet deri në paprekshmëri sipas kodeve tona zakonore shqiptare të mikpritjes që është vlerë e theksuar e jona”, u shpreh Kurti.

Kurti, mes tjerash, thotë se ambasadori Walker me raportimet e tij ndryshoi perceptimin ndërkombëtar mbi luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Më 1998, Ambasadori William Walker erdhi në Kosovë në krye të komisionit verifikues të OSBE-së për të parë nëse forcat serbe po vepronin në përputhje të marrëveshjes së tetorit të Kombeve të Bashkuara për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të zbatuar armëpushimin. Ky mision për Kosovën ishte lehtësisht i verifikueshëm nga veturat me ngjyrë portokalli me të cilat lëviznin të 700 anëtarët e këtij komisioni”.

“Në fillet e para të UÇK-së duke qenë jo shumë e njohur për qëllimet dhe tekniket e saj UÇK-ja ishte konsideruar si terroriste dhe ekstremiste. Dhe ishte pikërisht komisioni verifikues i OSBE-së që me raportime nga terreni për zhvillimet në Kosovë do të ndihmonte ndryshonte perceptimin ndërkombëtar mbi UÇK-në dhe do të siguronte ndihmë nga NATO-ja”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Haradinaj rrëfen detaje te pathëna nga marrja në pyetje në Hagë, “kurrë nuk kam kërcënuar dëshmitarë”

Në një intervistë për medien gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), kryeministri i…

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës në Kosovë duhet të skualifikohen për “abuzim me autoritetin”

Avokatët britanikë pretendojnë se ndjekja penale e veteranit kosovar, Nasim Haradinaj ka…

Piloti humb jetën pasi një aeroplan luftarak i marinës amerikane rrëzohet në Kaliforni

Marina amerikane thotë se një prej aeroplanëve të saj luftarakë është rrëzuar…

1 vjetori i luftës, kryeministri polak viziton Kievin në shenjë mbështetjeje

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka mbërritur në Kiev të premten në shenjë…

Filipçe: Test që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut premtoi se do…