Transparency International, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër korrupsionit, por vazhdon të mos e ketë nën kontroll.
Në raportin e kësaj organizate ndërkombëtare Kosova renditet e 81 me 41 pikë, dy më shumë se vitin e kaluar.

Kryeministri Albin Kurti e ka thënë se lufta kundër korrupsionit po vazhdon të jap rezultate.

“E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën Qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Edhe ambasada e Francës në Kosovë e ka vlerësuar si hap të mirë përparimin e Kosovës në luftimin e korrupsionit.

“Kosova vazhdon progresin e saj duke fituar tre vende në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ne duhet të vazhdojmë këtë progres. Franca mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ambasadës franceze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zaev: Do të marrim vendime për pezullimin e përkohshëm të Remenskit nga bordet qendrore dhe ekzekutive

Unë personalisht besoj në pafajësinë dhe prezumimin e pafajësisë dhe së shpejti…

Plani për vrasjen e kreut të LDK-së dhe tre deputetëve, Zemaj: S’kam asgjë personale me askënd

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka zbuluar detaje lidhur me planifikimin e…

Moslarja e personave që vdesin nga COVID-19, çfarë thotë Bashkësia Islame e Kosovës?

Për shkak të nderimit ndaj njeriut të vdekur, Islami ka përcaktuar që…

Zëvendëskryeministri polak gjatë takimit me Zelenskyn: Duhet të kemi një mision të paqes në Ukrainë

Një mision paqeruajtës ndërkombëtar me aftësi ushtarake duhet të dërgohet në Ukrainë,…

Lavrov flet pas takimit me homologun ukrainas: Dakordësi vetëm për çështjet humanitare

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit që zhvilloi me homologu…