Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për “BBC” për situatën në veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës do të largohen nga ndërtesat e komunave në veri, nëse bandat kriminale në veri largohen për në Serbi apo futen në burg në Kosovë.

“Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët tanë atëherë kujt duhet t’i shërbejnë ato. Kryetarët janë në zyrat e tyre dhe kështu duhet të jetë e qëndrojë. Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale, të cilat kanë sulmuar e plagosur gazetarët, policët tanë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi apo të futen në burg”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se nuk e ka në plan të dorëzojë “Republikën demokratike ta milicia fashiste”.

“Ne nuk mund të dorëzojmë Republikën demokratike te kjo milicia fashiste, që paguhet nga një autokrat në Beograd, që ishte edhe ministër i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk distancohen nga e kaluara nga Millosheviqi, nuk distancohen nga e tashmja nga despoti Vladimir Putin. Serbia është vendi i vetëm në Evropë që s’i ka vënë sanksione Rusisë”, tha Kurti.

Lidhur me situatën në veri, dhe deklaratat e ashpra nga SHBA-të dhe BE-ja, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës.

“Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demokracisë. Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, milicisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Me urdhër të Speciales, arrestohet në Tiranë ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

Me urdhër të Gjykatës Speciale, është arrestuar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të…

Në Bjeshkët e Rugovës, Gjilanit dhe Vitisë ka vatra të zjarrit ende të pushuara

Situata me zjarret në Kosovë është nën kontroll në gjithë vendin, megjithëse…

Krimineli famëkeq serb, Belivuk pranon se i ka shërbyer pushtetit rreth projektit “Beogradi mbi ujë”

Katër anëtarë të një grupi kriminal serbë kanë dalë sot para organeve…

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, diskutojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është takuar këtë të hënë me ambasadorin rus,…

Erdogan: Zgjedhjet do të mbahen në maj, pavarësisht tërmetit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes…