Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova në tryeza s’ka qenë subjekt i diskutimeve por objekt i diskutimeve.

“Për çështjen e palës në dialog, arsyeja pse ne e theksojmë shumë është pikërisht  ky 10 vjeçar që siç e kam thënë pa numër herë, ma shumë kemi qenë si Kosovë temë në tryezë sesa palë tek ajo. S’kemi qenë subjekt i bisedimeve por objekt i bisedimeve”.

“Kur ne themi palë, këtë e vendosim përgjithësisht në kontrast me të qenit temë, edhe rezoluta e asamblesë së përgjithshme të OKB-së nuk na e ka kërkuar Kosovën si objekt të bisedimeve, si temë në tryezë, por kemi degraduar vet negativisht”.

Mes tjerash, Kurti tha se kur po merr pjesë në tryeza rajonale, ‘arma’ e Serbisë për ta goditur atë, janë komprosimet që sipas tij tash Opozita i ka bërë me Serbinë.

“E dyta- prej këtyre takimeve që i kam rajonale, me të cilat po filloj të kuptoj pak më shumë se çka ka ndodh në këto 10 vitet e fundit, a e dini cili është konkluzioni? Është se Serbia s’ka argumente kundër neve që s’ja kemi dhënë ne vet. Në koncesione dhe kompromise të shumta, krejt argumentet janë në favor tonë, të shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar. Serbia e ka një asotirment të argumenteve kundër neve që janë koncesione dhe kompromiset tuaja, s’ka argumente. Edhe kur po marr pjesë në tryeza rajonale, po më dilni ju me koncesionet tuaja ndaj Serbisë, me kompromiset që i keni bërë me Serbinë. Sepse ato janë armë e Serbisë kundër meje, me koncesionet e juaja, kompromiset e juaja, po më godet mua Serbia, se argumente të tjera jo s’ka. Ne do të dalim fitimtar prapë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shuhet Xhevdet Peci

Në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e boksit, Xhevdet Peci. Lajmin…

Qytetarët nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, fluks i veturave në segmentin Morinë – Kukës

Radhë të gjata janë krijuar në segmentin Morinë – Kukës ditën e…

Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt: Flet dëshmitarja për dokumentet e dorëzuara në OVL-UÇK

Po vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve…

Dimitrov kundërshton ashpër Zaharievën: Pohimet e saja janë të pavërteta

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ka kundërshtuar deklaratën e ministres për…

Hajdari: Reciprociteti me Serbinë është duke ndodhur

Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se reciprociteti me…