Është lansuar sot protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale, ku kryeministri Albin Kurti ka thënë se jo rrallëherë sistemi i drejtësisë ka pësuar nga brishtësia e vet.

Sipas tij, kryerësit e veprave duhet të marrin dënime meritore dhe se kjo është betejë që u takon të gjithëve.

Kreu i ekzekutivit tha se protokolli i lansuar sot përfshin të gjitha detyrimet për mbrojtjen e menjëhershme të viktimës.

“Marrjen e pëlqimit të informuar, ofrimin e përkthyesve, të shenjave në rast nevoje, ofrimin e infrastrukturës së nevojshme, ofrimin e shërbimeve të profesionistëve të së njëjtës gjini të viktimës dhe shmangien e intervistave të shumëfishta të lodhshme”, tha Kurti.

Me miratimin e këtij protokolli, shefi i ekzekutivit theksoi se përpilimi i protokollit mundëson dhe lehtëson punën për ta eliminuar dhunën seksuale ndaj grave.

“E rëndësishme është që pavarësisht se cili institucion merr vesh i pari i rastit, trajton rastin. Nuk mund të lejohen papërgjegjësi të tilla ku institucionet i hedhin njëra-tjetrës fajin. Shpeshherë në rastet e paraqitura, institucionet nuk i kanë kryer e zbatuar obligimet ligjore. Në raste të këtilla, dhunuesit dhe abuzuesit nuk i kanë marrë dënimet e merituara”, ka thënë Kurti.

Kurti shtoi se viktimave u takon përkrahja institucionale, shëndetësore e psikologjike. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Boris Johnson paralajmëron se fitorja ruse në Ukrainë do të ishte “absolutisht katastrofike”

Lejimi i presidentit rus Vladimir Putin që të ketë sukses në pushtimin…

“Ma konfirmuan 3 burime serioze,” Berisha: Krahas hakerave iranianë, sistemet i sulmuan hakera të qeverisë rusë e serbë

“Informoj shqiptarët, nga burime të trefishta se në operacionin e shkatërrimit të…

Të shtëna me armë në një hotel në Michigan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një…

Policia e Maqedonisë së Veriut zbulon 78 migrantë në një kamion

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar 78 migrantë deri sa po…

Gjendja e jashtëzakonshme në vend zgjatet edhe për 30 ditë të tjera

“Këshilli i sigurimit debatoi edhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Nga qeveria dje…