Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se krimet e Serbisë në Kosovë nuk duhet harruar asnjëherë dhe duhet kërkuar drejtësi e kërkim falje.

Derisa ka folur në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale e Paqes, Kurti tha se duhet të bëhet pranimi i krimit në mënyrë që të arrihet pajtimi.

“Gjithçka do të kishte rrjedh tjetër sikur kreu politik dhe ushtarako policor i Beogradit të mos impononte politikën agresive e gjenocidale ndaj shqiptarëve. Për pasojë ndodhi krimi i vazhdueshëm i Serbisë që dëmtoi të dy popujt dhe shkaktoi tragjedinë e katastrofën humanitare të cilën duhet kurrë të mos e harrojmë por të kërkojmë që të vendoset drejtësia e të bëhet kërkim-falja e pranimi i krimit, në mënyrë që të arrihet pajtimi”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se ëndrrat për paqe të qëndrueshme shihen aty ku janë përjetuar ankthet e paharrueshme të luftës.

“Ëndrrat më të mira për paqe të drejtë, të qëndrueshme e të pacenueshme shihen atje kur janë përjetuar ankthet e paharrueshme të luftës. Njerëzit tanë janë të etur dhe të dëshiruar për siguri dhe zhvillim të drejtë e gjithëpërfshirës, por koha që po jetojmë dhe konteksti gjeopolitik, gjeokonomik e gjeostrategjik rreth nesh dhe drejt nesh duhet se nuk janë aq mirë e premtues për një paqe të vërtetë, të drejtë e të qëndrueshme. Paqen e brishtë aktuale dhe paqen e qëndrueshme perspektive e rrezikojnë edhe sot tendencat për konflikt të ngrirë, tendencat për bllokim të gjithanshëm të proceseve të normalizimit, zhvillimit, demokratizimit, afrimit, bashkëpunimit e integrimit si brenda secilit vend ashtu edhe në dimensione euroatlantike e globale, e gjithë kjo për ndërmarrje revanshiste e prapakthyese”, tha Kurti.

Konferenca ka bërë bashkë udhëheqës të shquar nga vendet e Ballkanit, institucionet rajonale dhe vendet evropiane.

Kjo konferencë organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VIDEO/ Çka po ndodh në Butel të Shkupit

Disa minuta më parë ka ndodhur një vrasje në Butel 2 të…

NATO : “Bota gjithnjë e me e pasigurt”

“Aneksimi i Gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014…

BE-ja përmendi shkarkimin e Dakës, reagon Osmani: Unë emëroj, shkarkoj dhe jam ajo që vlerësoj integritetin e KQZ-së

Valdete Daka ishte shkarkuar nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të…

Ambasadori i ShBA-së në Beograd: Rusia s’e mbron askënd përveç Putinit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chritopher Hill, ka…

SHBA – arrin në 100 mijë në ditë mesatarja e rasteve me COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë tani mesatarisht 100,000 infeksione të reja në ditë…