Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ritheksuar edhe një herë se nuk do të ketë vazhdimësi të dialogut me Serbinë, por që do të ketë dialog të ri pasi që Kosova ka qeveri të re.

Këto komente, kryeministri Kurti i bëri në Kuvendin e Kosovës pasi u pyet nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj rreth procesit të dialogut.

“Do të ketë dialog të ardhshëm por nuk do të ketë vazhdim të dialogut sepse ka qeveri të re të Kosovës, e cila ka një program qeverisës. Me këtë rast ashtu siç e kemi premtuar në vazhdimësi për secilën fazë të bisedimeve me vullnetin me të madh unë do të ndaj informatat për zhvillimet në Bruksel”, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi se takimi i paralajmëruar me Vuçiqin do të jetë vetëm diskutim mbi formatin dhe ecurinë e bisedimeve që do të zhvillohen në të ardhmen.

“Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar, nuk është paraparë për ta vazhduar dialogun e moçëm apo me të moçmën. Por është diskutim mbi formatin dhe ecurinë e diskutimeve në të ardhmen”, tha ai.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…