Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin strategjik në Bled të Sllovenisë, ndërsa është takuar edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se me kryeministrin kroat kanë biseduar për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet e jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

“Fillova ditën time në Forumin Strategjik të Bled, duke u takuar me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam për ekonominë, sigurinë dhe mënyrat për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të jashtëzakonshme dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin tonë”, shkruan Kurti.

Ndryshe, në orët e paradites ka nisur të mbahet Forumi strategjik në Bled të Sllovenisë, ku pjesëmarrës janë krerë të lartë shtetesh evropiane bashkë me liderë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i pranishëm është  edhe kryeministri Albin Kurti.

Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

https://twitter.com/albinkurti/status/1432996635995516929?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1432996635995516929%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkurti-ne-forumin-strategjik-ne-bled-takon-kryeministrin-kroat-flasin-per-sigurine-dhe-ekonomine%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…