Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës po mban konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina 2023.

Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në sesionin hyrës, me ç’rast iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe i njoftoi ata për progresin dhe arritjet në dy vitet që po lëmë pas dhe për synimet e përbashkëta për vitet që na presin në të ardhmen.

Përgjatë tri sesioneve, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal në fushën e investimeve përmes inovacionit teknologjik, raporton KP.

Në këtë ngjarje, kryeministri Kurti, në emër të Republikë së Kosovës, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në këtë forum, pranoi çmimin nga Forumi Ekonomik i Vjenës për bashkëpunim dhe kontribut të shkëlqyeshëm në zhvillimin ekonomik të nivelit nacional dhe rajonal, çmim ky që u dorëzua nga Presidenti i Forumit Ekonomik, Ambassador Victor Jackovich.

Në fjalën e tij falënderuese, kryeministri Kurti bëri thirrje edhe për më shumë bashkëpunim, ashtu që slogani i Forumit Ekonomik të Vjenës “Shkoni në jug lindje” (eng. Go South East”), të bëhet sinonim me ‘nearshoring’ perëndimor.(eng. western nearshoring)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Çairi dhe Buteli në fokus!

Ora policore në vend përsëri hyri në fuqi pasi kjo masë me…

Fillon Dialogu i Ohrit, diskutohet për hapat e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut

Dialogu i Ohrit sot zyrtarisht ka filluar me panel diskutimin për hapat…

Policia jep detaje për vrasjen e amerikanit në Beograd

Media e Beogradit njoftoi sonte identitetin e amerikanit të vrarë në kryeqytetin…

Rusia po dërgon trupa ushtarake shtesë në Severodonetsk

Stoltenberg: Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite Prej…

Aksion para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, kundërshtohet “Ballkani i Hapur”

Organizata Lëvizja për Demokraci mbajti një aktivitet simbolik para Ambasadës së Shqipërisë…