Situata e tensionuar në veri të vendit, mblodhi të dielën Këshillin e Sigurisë në Prishtinë.

Pas këtij takimi kryeministri Albin Kurti, doli në konferencë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Fillimisht Kurti u la pak faj paraardhësve për mosintegrim të veriut, pastaj si shef i ekzekutivit pohoi se bllokimet e rrugëve atje po i dirigjon Beogradi.  Por, heqjen e tyre ia kërkoi misionit paqeruajtës të KFOR-it.

E shtyrjes së zgjedhjeve që i paraprijnë edhe afatet shtesë për targa e dokumente,  Kurti nuk e sheh si zbutje të qeverisë që drejton.

Derisa ministri i Brendshëm, konfirmoi se serbët vendosën 6 barrikada si protestë ndaj arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, ku pati edhe të shtëna.

Por Sveçla nuk komentoi raportimet se pas këtij zhvillimi pati bllokim të patrullave policore.

Të dy qeveritarët u bënë thirrje serbëve nga veriu që të bashkëpunojnë me institucionet kosovare dhe të mos bien pre e grupeve kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia dënon me 13 vjet një shtetas, akuzohet se spiunonte për SHBA

Një gjykatë ruse dënoi me 13 vjet heqje lirie një shtetas rus…

Infomax: Kovaçevski kërkon dorëheqjen e Muharremit ose do ta shkarkoj?!

Arafat Muharremi do të shkarkohet nga posti i drejtorit të Policisë Financiare,…

Kovaçevski-Byrnes: Agresioni rus në Ukrainë, kërcënim për sigurinë në botë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski priti ambasadoren e…

Çavasoglu në takim me Kurtin: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet ’90-ta

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të…

Trupat britanike duhet të jenë të gatshme për luftë me Rusinë, thotë zyrtari i lartë i ushtrisë

Trupat britanike duhet të paralajmërojnë familjet e tyre se mund të shkojnë…