Kryeministri Albin Kurti shprehet se mund ta thellojë draft-vizionin e paraqitur nga ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por së pari duhet të ketë pajtueshmëri me palëve.

“Kur të pajtohemi në parim atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”.

Duke u përgjigjur në parlament pyetjeve të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu, në lidhje me këtë çështje, Kurti tha se ka propozuar një draft i bazuar në modelin kroat për pakicat.

“Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e ekipit menaxhues pasi imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën e Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Sipas tij në Bruksel vetëm mbi këtë bazë mund të diskutohet me Serbinë për zbatimin e nenit shtatë të marrëveshjes së Ohrit, duke pretenduar se prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe konsensusin trans-atlantik të vlerave demokratike dhe liberale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Grupet e punës nuk arritën pajtim për Ligjin për Prokurori

Edhe një takim pa epilog i grupeve të punës rreth Ligjit për…

“Kovid 19”, trajtimi i pacientëve me plazmën e gjakut po jep rezultate të mira

Plazma e gjakut e pacientëve që kanë fituar imunitet ndaj COVID-19, është…

Kosova në kërkim të Presidentit, pro e kundër zgjedhjes se kreut të shtetit nga populli

Aktorët politikë në Kosovë nuk kanë arritur ende konsensus për zgjedhjen e…

Ukrainasit pretendojnë se në Rusi ka arritur një tren plot me trupa të ushtarëve të vrarë rusë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës raportoi se rusët vazhdojnë të…

Shefi i EULEX-it dhe shefja e operacioneve të NATO-s flasin për sigurinë në Kosovë, në prag të zgjedhjeve në veri

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale…