Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka thënë se javën e ardhshme Qeveria që udhëheq ai shënon 1 vit e gjysmë të qeverisjes, duke numëruar sukseset e ekzekutivit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Kurti ka thënë se “vetëm në 1/3 e mandatit kemi kaluar mbi 150 projektligje”.

“Në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 sosh në Kuvendin e Republikës. Këtë javë ka rifilluar punën Kuvendi. Nesër do ta kemi seancën e parë të sesionit vjeshtor dhe urojmë që ky sesion të jetë edhe më i suksesshëm. Shifrat rekorde korrespodojnë me vullnetin e kontributin ndaj fuqizimit të shtetit mbi parimet më të mira që mbrojnë të drejtat e liritë themelore dhe pamundësojnë shmangien nga zbatimi i ligjit”.

Më tej Kurti ka thënë se “përmes projektligjeve të miratuara kemi fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe të korrupsionit nëpërmjet reformës në Këshillin Prokurorial, deklarimin më efikas dhe transparent të pasurisë, potencimin e rolit parandalues të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe inicimit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Gjithashtu, kemi ngritur llogaridhënien ndaj qytetarit përmes projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike e atij për Qeverinë. Për të siguruar efikasitet në trajtimin e kontesteve komerciale kemi themeluar Gjykatën Komerciale, kurse sot do të trajtojmë projektligjin për Prokurorinë Speciale e atë për Prokurorin e Shtetit”.

“Përveç vettingut si reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë, të cilën ia kemi besuar përfaqësuesve të popullit, vazhdojmë me trajtimin e temës nga e cila varet stabiliteti e kohezioni social. Spektri i konfliktit të dhunshëm, luftës e i gjenocidit, ende shtrihet nëpër Evropë, duke bërë kështu iluzor zbatimin e të drejtave të njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu tha se “funksionimi jo adekuat i institucioneve përgjegjëse apo mungesa e tyre, shpie te pamundësia e rindërtimit të paqes. Historia na mëson që zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në parimet e drejtësisë, reparacioneve, të vërtetës dhe të garantimit për mos përsëritje”.

‘Është detyrë e Qeverisë që, mbi të vërtetën, të ndërtojë mekanizma dhe institucione për ballafaqimin me të kaluarën dhe krijimin e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe gjeneratave të ardhshme”.

Duke folur për projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Kurti tha se “dokumentimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë janë thelb i këtij projektligji”.

“Në të gjitha deklarimet e mia që kam pasur lidhur me këtë temë, kam potencuar që krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara duhen adresuar. Sepse, ato janë parakusht për paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë e zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë. Një shoqëri që nuk harron sepse e institucionalizon kujtesën dhe që mbi supet e përgjegjësisë institucionale gjen drejtësinë, si parakusht për pajtimin dhe jetesën e dinjitetshme e të përbashkët”.

“Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës, do të jenë në fokus të veprimit të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhme të ndritur”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dhjetëra policë të Kosovës fillojnë patrullimin në Mitrovicën e Veriut

Dhjetëra policë të Kosovës kanë zbarkuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën…

Tensionet përshkallëzohen pasi Kina lëshon raketa balistike rreth Tajvanit

Kina ka filluar stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë detare dhe ajrore…

Situatë kaotike në Bruksel, gaz lotsjellës e topa uji – policia shpërndan turmën që ishin mbledhur për të kundërshtuar masat anti-COVID

Policia belge ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë…

Mbi 88 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftë, thotë Ukraina

Qeveria ukrainase ka pretenduar se më shumë se 88 mijë ushtarë rusë…

Biden: Kosova është në zemrat e familjes sime

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se familja e tij ndihet…