Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe se e sheh atë si bazë të mirë për të ecur përpara. Një gjë të tillë, ai, e ka bërë të ditur në një postim në “Twitter” pas takimit që pati sot me të dërguarin Special të BE-së për dialogun, Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.

I pari i ekzekutivit kosovar tutje ka shkruar se çështje të rëndësishme rreth këtij plani, të cilat do t’i adresojë në Bruksel.

“Disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditja kohore do të trajtohen së shpejti gjatë bisedimeve në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na bëjnë me shpresë”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

20 raste të reja dhe tre viktima

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 309 testeve të realizuara në…

Kina akuzon SHBA-në për nxitje të “panikut” rreth koronavirusit

Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për nxitje të “panikut” në…

​KE sot publikon raportin për Kosovën

Komisioni Evropian (KE) do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, si dhe…

Zaev për Grubin: Ndonjëherë flasim marrëzira

Kryeministri Zoran Zaev e cilësoi si marrëzi deklaratën e deputetit të BDI-së…