Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë këtë javë drejt Parisit ku do të takohet për herë të parë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kjo u bë e ditur në takimin e djeshëm që kryeministri Kurti së bashku me zëvendës kryeministrin, Besnik Bislimi, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, takoi këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.

Tema gjatë bisedës ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës.

U diskutua edhe për vizitën e fundit të Kryeministrit në Bruksel dhe për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…