Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër Ballkanit të Hapur.

Ai ka thënë se s’ka Ballkan të Hapur pa qenë gjashtë vendet e rajonit dhe pa trajtim të barabartë. Madje sipas tij, ky ka qenë edhe mesazhi i të dërguarit të posaçëm të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Kreu qeveritar tha se pret nesër nga kancelari gjerman Olaf Scholz mesazhe të qarta për fuqizim të Procesit të Berlinit.

I pyetur nga KosovaPress, rreth ofertës së Serbisë për ofrim të linjitit në këmbim të energjisë elektrike, Kurti, u përgjigj negativisht, duke thënë se Vuçiq prej idesë së shkëmbimit të territoreve, tash po e dëshiron qymyrin e Kosovës.

Ai foli edhe për veteranët e UÇK-së, për të cilët tha se ka ndjeshmëri të madhe.

Këto komente Kurti i bëri të enjten, pas dorëzimit disa medaljeve të njësisë speciale të EULEX-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bayerni barazim me Hertha (VIDEO)

Bayern Munich e ka filluar mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 në…

Indi, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19

India e cila është një nga vendet më të prekura nga COVID-19…

Klinaku për Gjykatën Speciale: Është dashur që edhe unë të isha në burg si shokët e mi, se të gjitha gjërat i kemi bërë bashkë

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se nëse…

“Shkova në plazh, jam idiot”/ Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen pasi theu karantinën mes krizës së koronavirusit

Koronavirusi i përhapur në Zelandën e Re duket se nuk ka ndikuar…

Zelensky: Ukraina nuk e jep asnjë pëllëmbë tokë, për të arritur paqen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar sërish Rusisë që të negociojë…