Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti nga një tubim i LVV-së në Podujevë, tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pse Kosova nuk është ftuar nga SHBA.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët, e këtë e ka sqaruar shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti pasi u pyet nga gazetarët.

Ndryshe, për mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA ka pasur reagime të shumta.

Ndërkaq, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thënë se “Jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

130 raste të reja me Covid-19 dhe 152 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1742…

Arrestohen dy persona në Shkup, kanë vjedhur energji elektrike për bitcoin

Policët e Departamentit për Çështje Kriminale në Kisella Vodë, pas marrjes së…

Koronavirusi, mbreti musliman i Marokut fal mbi 5 mijë të b urgosur

Mbreti i Marokut, Mohamed VI, të dielën fali 5.645 të burgosur në…

Pas lajmit të rremë për tërmetin dy gazetarë shoqërohen në polici

Dy gazetarë janë shoqëruar në polici pas lajmit të rremë se një…

Kurti: Në duhet t’i bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por edhe BE-ja duhet t’i mbajë premtimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme marrë pjesë në…