Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Kurti e Cleverly folën për zhvillimet në vend, me theks tek katër komunat në veri, ku bëhet e ditur se Kurti tha se situata atje është e qetë, sepse sipas tij, s’ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi.

“Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë”.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti foli edhe për dialogun dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër.

“Gjithashtu e njoftoi sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rishfaqet Mogherini, BE e prezanton Kosovën si republikë (FOTO)

Ish-kryediplomatja e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë- Serbi, Federika Mogherini…

186 fëmijë janë vrarë nga lufta në Ukrainë

Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur…

Shefja e diplomacisë gjermane në një vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Baerbock po realizon një vizitë të paparalajmëruar…

Evakuohen banorët pas shembjes së digës, frikë nga përmbytjet

Qyteti Whaley Bridge është evakuar i tëri pasi që ekspertët kanë paralajmëruar…

Media italiane: Mungesa e njohjes – Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos pajtohen për asgjë

Në Bruksel u mbajt takimi për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe…