Kryeministri  Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kjo bisedë vjen pak ditë para takimit të së hënës në Bruksel.

Sipas një komunikate nga qeveria, gjatë kësaj bisede, Kurti konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht”.

Gjatë kësaj bisede, Chollet u njoftua nga Kryeministri që sot në Kosovë, bashkë me 12 gazetarët ukrainas, është shënuar njëvjetori i agresionit duke përkujtuar viktimat por edhe luftën e drejtë çlirimtare të popullit ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Reagon Abazoviq: Do shohim qëndrimin e shumicës së deputetëve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pasi kryesia e…

Autobusi që u dogj në Bullgari nuk ka pasë licencë për transport ndërkombëtar

Në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën dhjetëra…

Turqia ua ndalon të gjitha vendeve kalimin e anijeve luftarake nëpër ngushticat turke

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çasusoglu, këtë të hënë…

Shtetet e Bashkuara dërgojnë aeroplanë luftarakë F-35 dhe helikopterë Apache, në Baltik dhe në lindje të Evropës

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë aeroplanë luftarak F-35 dhe helikopterët Apache…

Escobar të dielën viziton Bosnjën, refuzon takimin me Dodik

I Dërguari i Posaçëm për i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,…