Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë për menaxhimin e situatës së rëndë të krijuar pas aksidentit tragjik të autobusit kosovar në Slavonksi Brod të këtij shtetit.

“Edhe një herë u shpreh mirënjohje të gjitha institucioneve shtetërore të Kroacisë, në veçanti kryeministrit Andrej Plenkoviq, për ndihmën e pakursyer në këtë situatë të rëndë”.

Kurti gjithashtu iu shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve, derisa foli edhe për arritjen e trupave të pajetë në Kosovë.

“Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal iu shpreh edhe një herë ngushëllime familjarëve që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Kroaci. Sot u kthyen në Kosovë trupat e bashkatdhetarëve tanë që nuk i mbijetuan aksidentit. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur kortezhin në pikën kufitare në Vërmicë, derisa ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj tani është afër morgut të Prizrenit. Është një ditë me dhembje dhe pikëllim për mbarë popullin tonë”.

Shefi i qeverisë kosovare premtoi se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve.

“Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kemi pritur 21 bashkëatdhetarë të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Të lënduarve iu kemi uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, duke i siguruar se do ta kenë përkujdesjen tonë institucionale. Qeveria e Kosovës do t’iu qëndrojë pranë bashkëatdhetarëve me të gjitha mundësitë që t’ua lehtësojmë dhimbjet nga pasojat e aksidentit”.

Gjatë ditës së sotme kanë arritur në Kosovë tetë nga dhjetë trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci, derisa varrimi i tyre do të bëhet pasditen e sotme.

Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

10 persona kanë vdekur dhe rreth 40 të tjerë janë lënduar në aksidentin tragjik të autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë, që ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…