Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainas kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

“U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës në emër të Kurtit.

Ndër tjera thuhet se Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

“Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden zgjeron ekipin e tij për të luftuar Covid-19

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden zgjeron ekipin e tij për të…

Vdes mjeku i parë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook bëri…

Bjellorusia e përfshinë Maqedoninë në listën e shteteve armike

Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar një listë të vendeve armiqësore dhe rezoluta…

Ambasada e SHBA-së: Nuk mbështesim rritjen e pagave në Gjykatën Kushtetuese

Ambasada Amerikane demanton Gjykatën Kushtetuese. Në një deklaratë për Alsat, ata sqarojnë…

Franca, Gjermania, Holanda e Çekia mbajnë stërvitje ushtarake ajrore të përbashkëta

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, ka bërë të ditur…