Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Energjisë, Andrew Light në Departamentin e Energjisë të ShBA-ve.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Kurti theksoi që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllime dhe prioritete të përbashkëta për një sektor të pastër dhe efiçient të energjisë.

Ndihmës Sekretari Light është shprehur tejet i lumtur për të vazhduar partneritetin e ngushtë me Kosovën në sektor të energjisë, sektor ky ku synimet e dy shteteve janë të përbashkëta.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës sa i përket zhvillimit të sektorit të energjisë, veçanërisht përmes agjencive zhvillimore si USAID dhe MCC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tetë viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19, shërohen 230 pacientë

163 të infektuar, 8 të vdekur dhe 163 të shëruar është bilanci…

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohet më 19 maj

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim…

Shkup, dy pjesëtarë të ushtrisë infektohen me koronavirus

Ministria e Mbrojtjes njofton se dy pjesëtarë të Ushtrisë kanë rezultuar pozitiv…

2 marsi, sot do mbahet manifestimi i thërritur nga Presidenti Meta. Paralajmërimet janë për të dështuar

Pasdiden e sotme do te mbahet manifestimi i therritur nga kreu i…