Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varri i heroit të kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit doktor Hazir Mala, në 23-vjetorin e rënies së tyre.

Kurti, tha se rënia e Ilirit dhe Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, te i gjithë populli, në veçanti te të gjithë veprimtarët politikë, se duhet organizuar sa më parë për çlirimin e vendit meqenëse duhet larguar okupatori serb një ditë e më parë.

Ai theksoi se dëshmorët janë dëshmuar dhe se na mbetet neve të dëshmohemi tek ata duke ecur në rrugën e drejtë.

“Dëshmorët janë dëshmuar. Ne duhet të dëshmohemi tek ata, dhe, në këtë mënyrë, edhe të ecim drejt në rrugën që e kanë shtruar ata, por njëkohësisht edhe të jemi në nivel të përgjegjësive që kemi. Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer pjesën më të madhe të punës. Neve, ndonëse e rëndësishme, na ka ngelur një pjesë më e vogël e punës, e të cilën duhet ta kryejmë me nder, me progresin në mendje e me dëshmorët në zemër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të shtëna me armë në Uashington, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur

Mbrëmja e së dielës u shoqërua me incidente dhe përleshje të shumta…

Gjermania i kërkon Rusisë tërheqjen e vendimit të shpalljes “të padëshirueshme” të tri organizatave joqeveritare gjermane

Rusia të mërkurën i ka deklaruar tre organizata joqeveritare gjermane si të…

Britania njofton sanksione kundër Bjellorusisë

Britania e Madhe do të vendosë sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e…

Vajza nën 16 vjeç lind foshnjën në QKUK

Në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka lindur…

Kroacia merr masa për virusin, në stadiumin e Zagrebit po vendosen shtretër të spitaleve

Autoritetet në Kroaci kanë filluar të vendosin shtretër të spitaleve në stadiumin…