Kryeministri Albin Kurti në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratisllavë, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti tha se u ka bërë të qartë atyre se do të kishte mirëkuptim nëse protestat e serbëve në veri do të kishin qenë paqësore.

“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta. Por jo grupet me simbole “Z” që sulmojnë policët e ushtarët e KFOR-it e gjuajnë granata e thërrasin “vrisni, vrisni”. Te këto grupe fashiste ne nuk mund ta dorëzojmë demokracinë tonë”, tha Kurti, shkruan Telegrafi.

Kryeministri tha se nuk mund të ju kërkoj kryetarëve të largohen nga zyret e tyre sepse “kështu do ti bashkohesha ilegalitetit të strukturave paralele”

“Unë nuk mund të ulem në zyrë si kryeministër dhe t’iu them kryetarëve në veri: ju nuk duhet të qëndroni në objektet e komunës. Unë e di se mund të qëndrojnë shumë më shkurt sesa që është mandati i tyre, ata janë teknikë, administrativë”, tha Kurti

Kryeministi tha se çfarë mund të bëjmë është të kemi zgjedhje të reja më herët.

“Çfarë ne mund të bëjmë është të kemi zgjedhje të hershme, por ne nuk mund të themi që këta kryetarë nuk janë kryetar”, tha Kurti.

Ai u pyet edhe për mundësinë që Bashkimi Evropian të pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Jam i brengosur por kurrë i frikësuar, është puna ime të mos jem i frikësuar por i brengosur”, tha Kurti./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti i përgjigjet Serbisë për ofrimin e linjitit në këmbim të energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër Ballkanit…

COVAX ka shpërndarë vaksina për 100 vende

Në gjashtë kontinente janë dorzuar deri më tani 38 milionë doza Struktura…

Gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt nis më 7 tetor, pritet të zgjasë deri më 17 dhjetor

Më 7 tetor pritet të hapet procesi i rregullt gjyqësor ndaj Hysni…

Filipçe: Koordinohemi me fqinjët për hapjen e kufijve, sipas gjitha gjasave nuk do të kërkohen teste

Për momentin po bëjmë koordinime në nivel të vendeve përreth, në komunikim…

Pompeo: SHBA do të ofrojë mbështetje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare…