Kryeministri Albin Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkavokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se takimi u mbajt online dhe zgjati gati dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Kosovës.

“Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mosrespektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”.

“Kryeministri Kurti propozoi që takimet e tilla të vazhdojnë e të jenë të rregullta. Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me kryeministrin Kurti dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ambasada amerikane mbështet thirrjen për largim të UNMIK-ut nga Kosova

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ripërsëritur thirrjet për mbylljen e misionit të…

Votuesit ja kujtonë deklaratat Gashit: Asnjëherë koalicion me BDI!

Votuesit ja kujtonë deklaratat Gashit: Asnjëherë koalicion me BDI! Gashi: Çfarë interesi…

Disa vende po ‘lobojnë’ për të ndryshuar raportin që adreson problemet mbi ndryshimet klimatike

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga BBC News tregon…

ASh-ja i reagon Zaevit: Nuk jemi BDI, s’mund t’i dirigjosh bashkëpunimet tona

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për…

Çmimi i benzinës lirohet për 6,5 denarë, i naftës për 9 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës në mledhjen e sotme ka marrë vendim që…