SHKURTË KADRIU ÇITAKU për frymëzimin, procesin krijues, kohën…

Procesi i krijimit lind nga liria e krijuesit, ku shpesh nga një temë e vogël shpërthen një frymëzim i madh dhe anasjelltas. Kjo më inspiron pa masë kur temat e vogla prodhojnë artin e madh letrar si kualitet, p.sh: një pallto e varur, një qen në rrugë, një ditë e zakonshme, një “I huaji” i A. Kamysë etj. Mirëpo kjo lidhshmëri varet edhe nga rrethanat dhe njerëzit qysh e konceptojnë lirinë. Liria krijuese kërkon të jetë e zhveshur nga paragjykimet e njerëzve ku çdo krijim/poezi nuk është frymëzim i drejtpërdrejtë i njeriut poet, mund të jetë i rrethanave dhe shoqërisë ku jeton, mund të jetë edhe i bisedave dhe fjalëve të dëgjuara etj., por edhe nëse frymëzimi është i drejtpërdrejtë, ani çka? Letërsia të jep kënaqësinë duke i dhënë trajtë dhe formë tjetër krijimit si dhunti dhe liri frymëzimi letrar.
Ndërsa, pengesat krijuese gjithmonë janë të pranishme në çdo kohë dhe në çdo shoqëri, në aspektin letrar, në aspektin shoqëror, në aspektin politik, por kur krijuesi arrin nivelin e lartë të pjekurisë artistike, atëherë këto pengesa mund të bëhen ura për të kaluar te qëllimet projektuese të tij.(HEJZA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mes reales dhe fantastikës

Mes reales dhe fantastikës (Shkëlzen Halimi: MONA LIZA, tregime, botoi SH.B. “Konica…

Çairi duhet të bëhet komunë kulturore!

Letër nga Shkupi Një ditë, kur Maqedonia e Veriut do të gjendet…

Politikat kulturore me hapa të gaforres

Letër nga Shkupi Për këto tri dekada të sistemit post-komunist, të cilin…