Editorial i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI

Shaqir Fetai paska thirrur mbledhje të “rijasetit” të tij dhe paskan kaluar shumë mirë, madje gjithçka paska rrjedhur si në vaj. Sidomos, raporti i të ashtuquajturit “reis”, i paska lënë pa tekst të pranishmit, sepse qenkan njohtuar për “pritjet madhështore” që ia paskan bërë Shaqir Fetait nëpër qendra të ndryshme! Dhe këto “pritje madhështore”, Shaqir Fetai i raporton si “aktivitete” të tij personale! Epo kur të plasë cipa e moralit nuk di se çfarë bën!

Do me thënë, këtë mbledhje e paska konvokuar Shaqir Fetai në cilësinë e “reisit”, edhe atë, bazuar në nenin 43 të Kushtetutës! Këtë obligim të reisit e kemi në nenin 44 të Kushtetutës origjinale, të deponuar në Gjykatën përkatëse në Shkup, ndërsa Shaqir Fetai mund të ketë edhe ndonjë “kushtetutë” paralele për nevojat e veta.

Pra, ky obligim qenka i reisit, a! Po në çfarë cilësie i tuboi Shaqir Fetai në Gostivar “rijasetin” e tij të diskutueshëm, më 27 maj të viti 2020, kur edhe i bëri puç dhe komplot ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit! 

Çka do të bente Shaqir Fetai nëse anëtarët e “rijasetit” të tij në këtë mbledhje do të sillnin vendime të ndryshme, vendime që nuk janë në përputhje as me rregulloret dhe as me Kushtetutën e BFI-së? Natyrisht që do t’i refuzonte Shaqir Fetai, sepse këtë të drejtë e paska reisi sipas Kushtetutës, a! Po sikur H. Sulejman ef. Rexhepi mos t’i pranonte vendimet politike të diktuara nga qarqet nëntokësore antiislame që i citoi Shaqir Fetai para opinionit, çka do të bente Shaqir Fetai? Do të duhej që, bishtin nën shalë dhe të ikte duke kuisur, ë!

Shaqir Fetait nuk i ka hije kjo lojë e ndytë! Nuk i ka hije të konvokojë mbledhje të rijaseit, sepse, tërë bota e di se si u instalua në krye të BFI-së! Apo, ndoshta Shaqir Fetai mendon se është harruar ai komplot i ndyrë, apo mendon se gjithçka po shkon si në vaj ndaj dhe do ta falin besimtarët, apo ndoshta mendon se nuk kanë ku të shkojnë besimtarët, duan s’duan, Shaqir Fetai është “reis”?

Shaqir Fetai përjetë, në çdo faqe të historisë së ardhshme të BFI-së, do të ngelë puçisti dhe komplotisti më i keq që mund të ekzistojë në fytyrë të tokës!

Shaqir Fetai nuk ka se çka manipulon me financat e mjerushme të BFI-së, sepse, tashmë krejt bota e di se ai financohet nga pushteti maqedonas aktual, LSDM-BDI, i cili deri më sot BFI-në e ka përfshirë në gjashtë paketa sociale dhe, pikërisht këto paketa sociale të pushtetit maqedonas ia kanë “stabilizuar” buxhetin, dhe jo se kjo është rezultat i fitrave dhe zeqatit të suksesshëm. Analizat e sakta, bazuar në faktet burimore, flasin që Shaqir Fetai me kulubin e vet ka humbur besueshmëri të madhe ndër xhematin e vendit, ndaj dhe i pa besi nuk mund të ndihmohet e të financohet. Mbi 62 për qind fitrat dhe zeqati i vitit 2021 janë më dobët se në vitin 2018! 

Qendrat islamike në diasporë nuk funksionojnë dhe nuk janë në shërbim të Shaqir Fetait, mos të gënjejë ky farë “reisi”, sepse, qendrat islamike të diasporës sonë kanë shpenzimet e veta dhe, çdo e hyrë nga myslimanët e diasporës u shërben për nevojat e qendrave, të cilat kanë shpenzime ne rrymë, ujë, në pagesa të ndryshme, në organizime të jetës fetare islame etj.

Edhe një gjë! Një ditë, madje edhe në frymën e fundit të jetës së vet, që të gjithë do të paditen në gjyq, për vjedhjen e vakëfit, për keqpërdorimin e letrave me vlerë që jepen në formë të denacionalizimit të vakëfit. Të gjithë ata që i kanë shpenzuar në rroga, në mëditje e në honorare, do të paditen, pa mëshirë dhe pa kompromis! Kjo vërejtje le të shkojë edhe në adresë të Shaqir Fetait!

Shaqir Fetai mendon se është etabluar mirë në “pushtetin” e BFI-së dhe, për ta shtrirë sa më gjërë pushtetin e vet, për ta kapur në çdo sferë BFI-në, ai tashmë inicon zgjedhje kolektive shumë të vonshme, që nga mexhlisi i xhamive! I duhet urgjentisht kjo kapje e BFI-së, të cilën, sa më fort duhet ta vë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, në shërbim të partive politike që e sollën në pushtet!

Ky gjest i Shaqir Fetait do të jetë provokim i hapur ndaj myslimanëve të vendit dhe, është mirë që të alarmohen të gjitha strukturat e vendit dhe ato ndërkombëtarë që funksionojnë në vend se, mund të vie deri te një destabilizim i panevojshëm dhe deri te një radikalizim i brendshëm i cili mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Sepse, askush nuk do të durojë që të manipulohet prej Shaqir Fetait dhe të vihet në shërbim të pushteteve të ndryshme partiako-politike! Për dallim prej Shaqir Feait, xhemati ynë i gjërë ka dinjitet dhe meriton të respektohet dhe jo të manipulohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…

O Zot! Mjafton që po na mban Toka!

Shaqir Fetai ka vendosur që frustrimet e veta t’i shërojë me paratë…