Vjedhje e radhës e Shaqir Fetait do të jetë kjo e Kurbanëve! A e keni parë se si fton Shaqir Fetai, si manipulon, si përpiqet ashiqare për të vjedhur?! Apeli i Shaqir Fetait është: “DHURO KURBANIN TËND PËR MEDRESENË “ISA BEU””!

Nga: Valbon Osmani

Që kur Shaqir Fetai u instalua politikisht nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së, Myftinia e Gostivarit po i thyen të gjitha “rekordet” për sa i përket të hyrave në arkën qendrore nga aksionet fetare! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, ky fakt a nuk flet për Shaqir Fetain si myfti llopov? Gostivari nuk u ndërgjegjësua sakaq, në moment, por të hyrat në arkën e BFI-së nga kjo trevë myslimane kanë qenë në kontinuitet të njëjta, kanë krijuar një traditë nga një devotshmëri permanente. Pra, kanë dhënë edhe më herët ngjashëm si sot, por, problemi është se vetë Shaqir Fetai, si myfti i atëhershëm i Gostivarit, ka manipuluar me ato kontribute financiare gostivarase, nuk i ka dorëzuar të gjitha në arkën qedrore, ka vjedhur sa ka dashur, prandaj, kurrë nuk pati guxim që të raportojë se si qenka vjedhur në kohën e ish-reisul ulemasë, për të cilin sot Shaqir Fetai hedh gurë e dru nëpër ndeja “sekrete”!

Shaqir Fetai po rrenë apo naivisht po i zbulon gjurmët e vjedhjeve të veta

Është e pashpjegueshme që brenda dy-tre muajve pas instalimit të Shaqir Fetait, aq shumë qenkan gëzuar gostivarasit sa, paskan vendosur që të bëhen dorëshlirë dhe krejt pasurinë ta derdhin në BFI! Sepse, kështu lavdërohet Shaqir Fetai, ndërkohë që po këta myslimanë i paskan dhënë më pak kur paska qenë myfti i Gostivarit! Diçka nuk shkon: ose po rrenë Shaqir Fetai, ose naivisht po i zbulon gjurmët e vjedhjeve të tmerrshme që i paska bërë si myfti! Ose, le ta pranojmë si fakt edhe këtë përshtypje: mund të ketë ndodhur që gostivarasit të mos jenë të kënaqur me punën e Shaqir Fetait si myfti, i cili më tepër është shquar si një autokrat demagog se sa si ndonjë “lider” lokal! E kanë bojkotuar, e kanë refuzuar, sepse e kanë njohur, ia kanë ditur të bëmat që nga periudha si student në Sarajevë! Apo, ja që Shaqir Fetai, duke e ditur se e njohin të gjithë gostivarasit si person të prishur, nuk ka pasur guxim që të imponohet dhe të organizojë tubim më të madh të kontributeve financiare, sepse, e ka ditur fort mirë edhe kundërefektin e “organizimit” të tij! Shaqir Fetai nuk do t’ia dalë që të na shpërfaqet në “engjëll”, sepse, për këtë person, pa dyshim që do të ketë ndonjë kapitull të posaçëm në dorëshkrimin e paralajmëruar të ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit!

Matematika racionale që e demonton vjedhjen e Shaqir Fetait

Shaqir Fetai, me haxhin e 2022-shit dëshmoi se është i po atij klani të hajnave që kanë ikur nga “bota ireale” dhe me kënaqësi janë shndërruar në pasues të vërtetë të “Bagdatski llopovave”! Organizoi një haxh të egër, u mundua që ta institucionalizojë, pra, i bëri të gjitha përpjekjet për të dëshmuar se prapa kësaj Vjedhje të Madhe të Haxhit 2022 nuk qëndron Shaqir Fetai por tërë BFI-ja, madje edhe komisioni për përcjellje të haxhinjëve i përbërë nga Qufli Osmani, Shaban Ramani dhe Milazim Dibrani si vrima të fundit të kavallit dhe si “fjala e fundit” e procesit organizativ të Haxhit!
Një pushim veror prej 10 ditëve në hotel me tetë yje, full all inkluziv, me transport, kushton rreth 800 euro! Njëzetë ditë do të kushtonte 1600 euro, shto këtu edhe nja 1000 euro taksa e viza për kokë të haxhiut, pra, nuk do të shkonte më tepër se 2600 euro, shto edhe nga një mijë euro për kokë të haxhiut si shpenzime të paparashikueshme, plus nga katërqind euro fitim për BFI-në si organizatore, ja, gjithësej 4000 euro! Vjedhje e madhe e Shaqir Fetait, e cila e joshi që t’i futet kësaj avanture duke anashkaluar Kushtetutën e BFI-së si dhe të gjitha organet përgjegjëse dhe ekskluzivisht të thirrura për të sjellë vendime që i përkasin organizimit të Haxhit.

Vjedhja e radhës e Shaqir Fetait

Vjedhje tjetër e radhës është kjo e Kurbanëve! A e keni parë se si fton Shaqir Fetai, si manipulon, si përpiqet ashiqare për të vjedhur. Apeli i Shaqir Fetait është: “DHURO KURBANIN TËND PËR MEDRESENË “ISA BEU””!
Pa dyshim që ky apel është kryekëput manipulativ! Është apel i pulikuar nga një grusht hajnash që janë mësuar që myslimanin ta rjepin mundësisht deri në palcë! Deri kur Medresja “Isa Beu” do të shërbejë si mbulesë e hajnisë së Shaqir Fetait? Deri kur kjo Medrese do të shërbejë si mjet për t’u katapultuar në haram disa prej haramëve të BFI-së që çuditërisht akoma po u shkon kungulli mbi ujë! Sivjet Shaqir Fetai çmimin e kurbanit e ka caktuar të jetë 150 euro! Kurse ka plotë agjenci e shoqata humantare që ofrojnë kurbanë të therrur, të rjepur e të paketuar nëpër pjesë sipas normave fetare, me një çmim prej 80, 100, 110 euro!
Veç kësaj, pse të gjithë kurbanët për Medrese? Pse nuk thuhet se sa mish shpenzon në vit Medreseja, sa kurbanë i duhen, pse nuk e tregojnë numrin e saktë të kurbanëve që duhet të dhurohen për Medresenë! Pse thonë se, u plotësua numri i kurbanëve për Medrese, ndërsa pjesën tjetër do t’ua falim të varfërve! Kurbani i therrur brenda ditës shpërndahet tek të varfërit, fqinjët, farefisi dhe, kurbani nuk futet nëpër frigorifera që, kur t’i vie veza te b… Shaqir Fetait, të vrapojë të shpërndajë “mish kurbani” për të varfërit! Kjo shtë edhe vjedhe por edhe keqpërdorim i kurbanëve të myslimanëve që kurbanin e vet e kanë dhuruar për “Medrese”! Mbajtja e kurbanëve nëpër frigorifere vetëm sa e dëmton buxhetin e BFI-së dhe i sjell përfitime pronarëve të frigoriferëve që mund të jenë në ujdi me Shaqir Fetain e “bagdatski llopovat” e tij!

Kundërshtarët e BFI-së kanë pushtuar “kalanë”

Pse kohëve të fundit nuk paguhen dhe nuk donohen kurbanë si gjat viteve 1990-2000? Në fakt, në emër të BFI-së sot donohen edhe më shumë kurbanë se gjatë viteve të theksuara më sipër por, ja që, diku po treten ato kurbanë? Po vidhen? Pa dyshim që po! Një prej formave të vjedhjes është edhe ajo që po ushtrohet prej ish-togjev që pakompromis e luftonin BFI-në! Mbi njëzet vite me radhë kanë dëmtuar BFI-në duke i ndërhyrë në sistemin e saj financiar: duke vjedhur fitra, zeqat, kurbanë, duke organizuar “haxh të egër”! Sot, këta “luftëtarë të BFI-së”, kanë kaluar në “organe” të BFI-së, pra, i kanë hyrë nga brenda “armikut”, e kanë pushtuar “kalanë”! Dhe, a mos po presin këta “organe” që t’u besojmë se po angazhohen për të mirën e BFI-së? Në fakt, këta janë duke e shfrytëzuar BFI-në si logjistikë për t’i realizuar planet dhe projektet e “shoqatave” dhe “forumeve” të tyre prej nga, përmes shërbimve sekrete, janë katapultuar në BFI! I rritur dhe i pjekur me frymën e këtyre “shoqatave” e “forumeve” pa dyshim që është edhe vetë Shaqir Fetai, prandaj, ky farë “reisi” do të ngelë në historinë e BFI-së si i vetmi “reis” që ka bashkëpunuar ngusht me armiqtë e dëshmuar të BFI-së!
Megjithatë, ju “jepeni kurbanin për Medresenë”! Është identike sikur të thuash: falni troje, falni ara, objekte, pasuri për Vakëf, ndërsa ne e dimë se si do ta shpenzojmë atë pasuri. Ju vetëm falni!
Dhe, pastaj, këtyre t’u interesojë Medreseja “Isa Beu”! Pa dyshim që gënjejnë! Mbase do të jenë “transparent” në numrin e kurbanëve, sa për ta përdorur si “sukses” të tyre si rrjedhojë e “kënaqësisë dhe lumturisë” së myslimanëve me punën e tyrë “të ndershme”, por, kurrë nuk do të tregojnë se ku shkuan ata kurbanë, ku shkoi ai mish, sa u therrën për nevojat e Medresesë, dhe ku shkoi pjesa tjetër! Nuk do ta tregojnë sepse do të dalë zbuluar apeli i tyre manipulativ “Dhuroni kurbanin tuaj për Medresenë”!
Pleqnarët do të thoshin: TRASHNE ZULLUMIN E SHAQIR FETAIT ME DUART E JUAJ!

Shaqir Fetai si “politikan vizionar”

Këto ditë Shaqir Fetai, në një restorant prestigjioz, në rrethinën e Gostivarit, kishte tubuar nja tri-katër myhybë të tij dhe po ngulfateshin në mish e pije! Po u mbante ligjeratë “patriotike”! U fliste mbi obligimin patriotik të BFI-së që duhet ta kryej në këto çaste vendimtare për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut! Për këto çaste, po u thoshte, e kemi hallall edhe nëse vjedhim nga arka e BFI-së, nëse krijojmë fond të zi për t’i dalur në ndihmë partisë!
Nëse kjo është parti pa dyshim më e fuqishme në vend, atëherë, ç’i duhen paratë e vjedhura të Shaqir Fetait! Do me thënë, Shaqir Fetai na qenka i detyruar në vjedhje të fitrit, të kurbanit, të haxhit, të vakëfit, të zeqatit, sepse, i duhet fond për ta ndihmuar partinë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen gjithësesi!
Asnjë simpatizant i kësaj Partie, kurrën e kurrës nuk do të besonte se ky subjekt politik ka ardhur në atë derexhe sa i duhen paratë e BFI-së? Vjedhjen Shaqir Fetai do të mundohet ta kamuflojë me “këtë nevojë” të BDI-së, të dëshmojë se sa është i afërt me këtë parti, të dëshmojë se e ka brengë fatin e kësaj partie, të dëshmojë se kjo parti nuk mund t’ia dalë pa kontribtin konkret financiar të Saqir Fetait!
Mbase e ka edhe mision për t’ia nxirë fytyrën kësaj partie para ndërkombëtarëve? Sepse do të shpërthente një dyshim i paimagjinueshëm nëse paratë e një institucioni fetar derdhen në fondin e një partie! Shaqir Fetai jo njëherë është dëshmuar se është alet i përkryer për tradhëti dhe për dëmtim të imazheve të mira të krijuara me vite e decenie. Janë të shumta faktet që flasin për këtë prishuni të Shaqir Fetait, të cilën ai e shet si “vizion politik”!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…

Vakëfi po dëmtohet nga hoxhallarët si dikur nga mbretëria serbe dhe sistemi komunist-ateist

(Edhe diçka rreth problemit të vakëfit të cilin e trajton z. Aziz…

Maqedonia e Veriut – zgjedhjet presidenciale

Xhelal Zejneli Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lista e votuesve në Maqedoni…

Prostituimi politik i çështjes shqiptare në Iliridë!

Shkruan Medai Shaholli / Servilizmi dhe politika nënshtruese e kryeintegristit Ali Ahmetit dhe…

Zeqirja Ibrahimi: BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh

Nuk di çfarë do të jenë qëndrimet partiake, ama për mua këto…