Midis nesh

Janë disa “kritikë” që i ka kapluar një dalldi e çuditshme në FB. Natyrisht, është e drejta e tyre absolute që të sillen siç të duan ata, por edhe të shkruajnë ashtu siç ua merr mendja, pavarësisht se bëhen qesharakë dhe me qëllime që janë më se të lexueshme dhe të kuptueshme se çfarë synojnë.
Por, ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se vëmendjen e këtyre të ashtuquajturve “kritikë” e tërheqin vetëm poezitë e poeteve. Ata, pra “kritikët” don zhuganë, ditë e natë kujdestarojnë në FB, duke bërë komente në poezitë e publikuara nga ana e poeteve, por edhe “poeteve”, dhe duke shprehur vlerësime jo vetëm të çuditshme, por që nuk kanë të bëjnë fare me objektin (poezinë). Thjeshtë synojnë që bota të sillet rreth tyre dhe të përfitojnë diçka nga fantazia e çoroditur, të cilën e kanë betonuar në “strategjinë” e tyre për t’u bërë forcë centripetale, duke synuar, bie fjala, “gjetjen e revoltës së poezisë, ambiguitetin, temperamentin poetik” e kështu me radhë.
Thamë dhe e përsërisim: është e drejta e secilit të shkruajë çfarë të dojë, sepse rrjetet sociale nxjerrin në pah edhe naivitetin, por herë – herë, pikërisht për shkak të naivitetit, të nxjerrin edhe lakuriq.
Janë disa don zhuanë që kanë një tekst të hartuar paraprakisht (zakonisht citate të vjedhura), të cilin e përdorin për mbulimin e djallëzisë së tyre. Është e paqartë se përse këta “kritikë” mashtrojnë edhe vetveten! Vlerësimet e tyre kuturu janë jo vetëm të pavërteta, por edhe të dëmshme, aq më tepër për faktin se ata në këtë mënyrë, poetët, fatkeqësisht, i konsiderojnë vetëm si gjah, tendencë kjo që, megjithatë, nuk ju ndihmon fare në shërimin e komplekseve të tyre.
Këta “kritikë” don zhuanë në fakt janë fyesit e inteligjencës së secilit që mendon esëll, sepse jo të gjitha shpezët kanë mundësinë të fluturojnë në qiell, siç pretendojnë “kritikët gjuetarë”, fishekët e të cilëve nuk shkojnë më larg se hunda e tyre.
Prandaj, sidomos poetet, duhet pasur kujdes nga këta individë që thurin elozhe jo me qëllim të vlerësimit të poezisë, por për qëllime perfide. Ata janë jo vetëm mashtrues, por maskarenj, të cilët shiten si “kritikë” pa qenë të tillë.
Ata janë abuzues, të cilët, megjithatë kanë të drejtë të shkruajnë çfarë të duan dhe si të duan. Por, ata (ose ato) që u besojnë, në fund llogarinë e paguajnë shtrenjtë…/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Hyzmeqarët me pena

Midis nesh Faik Konica në një shkrim të tij të vitit 1923…

Pandeli Koçi për mungesën e kritikës

TË PAKTË DHE NUK PAGUHEN (Enkas për HEJZA-n)E para, janë të pakët…

POLITIKAT KOMBËTARE DHE DIASPORA SHQIPTARE

Diaspora shqiptare përbën më shumë se gjysmën e trungut tonë etnik! Diasporë…

Panairi me çmim jo adekuat

Nga Tirana: Pos festum Në kuadër të Panairit të Librit është bërë…

Komercializimi i librit dhe i tregut letrar

Midis nesh Që kur libri nisi të shikohet si prodhim, në pah…