(Lidhur me një intervistë të Shaqir Fetait, instalacionit të pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, që e dha në ditën e Fitër Bajramit në një televizion nacional në RMV. Në vazhdim do t’ia analizojmë përgjigje për përgjigje)

Nga Demir Zimeri

Dikur, pas periudhës së Pushtetit Osman, në hapësirat ballkanike Dita e Bajramit përveçse që paraqiste ditë feste, njëkohësisht ishte edhe një ditë që sinjalizonte në hata, në tmerr, në pritje të ndonjë goditje të trishtueshme. Në peridhën pas-Osmane pushtuesit serbë e përdornin këtë ditë për të sulmuar ndonjë xhami, për të bërë ndonjë krim mbi myslimanët vendasë, për të bërë ndonjë masakër, me të vetmin qëllim që ditën festive t’ua nxijnë myslimanëve dhe të detyroheshin ose të heqin dorë nga feja islame duke u konvertuar në fe të tjera, ose t’i mblidhnin plçkat dhe të heqnin dorë nga atdheu!
Shumë myslimanëve të vendit, intervista e fundit e Shaqir Fetait dhënë në një televizion nacional në RMV, ia ka përkujtuar këtë fakt të trishtë. Shaqir Fetai e përdor këtë ditë për të rrejtur sa më shumë, për të na e shpifur përkatësinë fetare, për të të detyruar ta thyesh copë-copë kutinë e informimit dhe të ngelësh në terr, të mos marrësh vesh, veç tëtjerash, as atë që po bën në dëm të islamit Shaqir Fetai!
Që në përgjigjen e parë Shaqir Fetai shihet që tërë Muajin e Agjërimit e ka përdorur për ta gatuar rrenën, për të pasur sa më shumë rrenë të gjatë me qëllim që rrenën ta përdor si ushqim artificial për vetëmburrjen e tij.
Shaqir Fetai, si një mynafik i veçantë, jep kumtin për të gjithë besimtarët e vendit: që të gjithë e kanë dhënë provimin që e kishin ndaj të Madhit Zot gjatë tërë Muajit të Ramazanit! Në këtë “që të gjithë” Shaqir Fetai e përfshinë edhe veten! Ky që gjatë tërë Muajit të Ramazanit është marrur me përçarje, me rrena, me hajni, me përçmim të të varfërve – ky ta ketë dhënë provimin ndaj të Madhit Zot! Kurrë, për më të madhin kjamet, jo!
Shaqir Fetai thotë se, me të kuptuar në prag të Ramazanit se Kovodi 19 po zbutet, sakaq qenka rizgjuar “rijaseti” i tij dhe paskan filluar me përgatitjen “profesionale” për programin e Muajit të Bekuar! Shaqir Fetai deri dy-tre ditë para Ramazanit as që ka guxuar ta thërrasë mbledhjen, sepse ka pasur informacione tallëse se dikush do t’i “bëjë puç”! Shaqir Fetai, siç e di krejt bota, ka mbajtur mbledhje dhe ka miratuar disa “konkuzione bazë”, të cilat as që mbajnë erë konkluze, sepse aq di i shkreti!
Megjithatë, në intervistën e fundit Shaqir Fetai ka dëshirë që të mburret, që të paraqitet “vigjilent” duke nënvizuar se “paska pasur një përgatije të jashtëzakonshme”! Ku konsiston kjo përgatitje sipas rrenave të Shaqir Fetait? Heeeej, si e para, i paska përgatitur objektet fetare!!! A ka turp e rrenë më të madhe se kjo! Objektet fetare në këtë nënqiell ekzistojnë hiç pa i përgatitur Shaqir Fetai tash e gjashtë shekuj, ekzistojnë metë organizuara sidomos në prag të Ramazanit, gjithnjë kanë ekzistuar në gatishmëri të plotë, sepse, jo që i ka kërkuar “reisi” por ky është obligim i çdo imami të çdo xhamie! Me përgatitjen e xhamive nga ana e Shaqir Fetait me këtë minimizohet roli i imamëve dhe nevoja e domosdoshme për të qenë ata bartës të jetës fetare islame në vend. E me se i paska përgatitur Shaqir Fetai objektet fetare? Çka u paska bërë? I ka ndërtuar, i ka meremetuar, i ka hapur për opinion?! I ka shtruar, i ka lyer, ua ka falur nga një palë tespih (të paktën një palë tespih!)? I paska përgatitur vendet ku do të ligjërohet! Xhamitë nuk paskan pasur vende të tilla dhe, ja që mos me qen Shaqir Fetai, ato vende kurrë nuk përgatiten dhe nëpër xhami nuk ka vende për ligjerata.
Ooo, shihni mrekullinë: Shaqir Fetai paska përgatitur hapësirë për gjininë mashkullore në veçanti për gjiniinë femërore! Ky edhe rrenë edhe ofendon, edhe e mohon traditën, edhe e shtrembëron atë, ves ky tipik i armiqve të islamit. Paramendoni, “rijaseti” i Shaqir Fetait dhe vetë Shaqir Fetai sivjet paskan vendosur që edhe gruas myslimane t’’i bënë hapësirë nëpër xhami për të ndjekur ligjërata. Kjo praktikë këtu në Shkup është traditë tashmë mbi 30 vjeçare dhe, ta mohojë këtë fakt Shaqir Fetai, kjo po që i tejkalon të gjitha limitet e njerëzores. Pastaj paska përgatitur pograme të niveleve të ndryshme! Shikojeni megallomanin! Programe të niveleve të ndryshme, ky i cili nuk pati qoftë vetëm një program për ta shënuar sa më denjësisht dhe sa më profesionalisht Muajin e Bekuar të Ramazanit!
U përgatitëm mirë, thotë Shaqir Fetai, “u përgatitëm me kuadro të reja”! Të vetmit “kuadro të reja” për këtë Muaj të Ramazanit ishin, pa dyshim, kuadrot e brymosur me “ideologji sektariane” të cilët, me ”pempele” nga përçarësi Shaqir Fetai u lejuan dhe u caktuan që në xhami të cakuara të “helmojnë” sa më shumë xhemate, përmes “risive ideologjike” duke i praktikuar gjatë kryerjes së ibadeteve që nuk përkonin askund me tradicionalen! Më mirë xhematet të merren me këtë dukuri ideologjike se sa me shkatërimin e vakëfit që po e bë Shaqir Fetai me honxho-bonxhot e vet.
Qenka përgatitur me kuadro të reja? Po me kuadrot e vjetra, me ata që kanë përvojë, që janë shtyllë e fuqishme e islamit sot në këtë nënqiell – ç’ka u bë me ata! Nuk u ftuan në këtë program fare? U refuzuan si të padëgjueshëm, si refuzues të Shaqir Fetait të partizuar, gënjeshtar e manipulator, ndaj dhe u deshtën kuadrot e reja?!
Shaqir Fetai, pa pikë turpi përmend edhe “tre tribuna shkencore”, të cilat i kanë organzuar për vetëvete: anëtarët e “rijasetit”, profesorët, janë shyer në mes vete se kush ka aftësi më të madhe në një çështje të caktuar! Këto tribuna nuk kanë qenë në opinion, në publik, nuk janë ndjekur nga shtresa të ndryshme, nuk janë mbajtur në vende publike por, thjesht, myftiu i ka ligjëruar myftiut, profesori-profesorit, një kamerë lokale përpara dhe, ja, “tre tribuna shkencore”, pa kurrfarë përfundimi, pa kurrfarë konkluze, pa kurrfarë imputi e levërdije prej tyre!
Për ta përmbyllur këtë potpuri plotë me rrena idiotike nga Shaqir Fetai, po nënvizojmë se Shaqir Fetai qenka përkujdesur për një “atmosferë ramazaneske”! Ja një sintagmë për akademikët kombëtarë për ta futu në fjalorin terminologjik! Nëse u duket idiotike le t’ia thonë Shaqir Fetait!
E tash – do të dalim te agresioni rus në Ukrainë! Tani me njohuritë diletanteske të Shaqir Fetait do të mundohet që të hedhë plaf mbi dështimet programore të tij gjatë Muajit të Ramazanit. Ky rrenë sa është vetë i trashë se “rijaseti” e ka dënuar këtë agresion! Ky në prag të luftës është solidarizuar me Putinin, përmes delegacionit të tij, të cilin e pret në zyret e BFI-së dhe, të cilit i premton përmendore për “mikun e Putinit” në parkun e Tetovës! Ky asnjëherë nuk e mblodhi “rijasetin” e vet për të debatuar dhe për të marrur qëndrime lidhur me këtë agresion. Për pasojë nëpër shumë xhami, nga shumë “imamë të rinj” është kritkuar presidenti ukrainas dhe është mburrur presidenti rus, derisa Shaqir Fetain nuk e gozhduan ndërkombëtarët në kryq të qëndrimit personal.
Shaqir Fetai mendon se me deklarimin e vet të stisur kundër agresionit të Putinit, aty ka marrur fund lufta! Kush e dëgjon me kujdes “intervistën” e bajatshme të Shaqir Fetait, do të vërejë se ai flet në kohën e shkuar, flet për një luftë që ka ndodhur e që tashmë ka përfunduar! Për Shaqir Fetain tashmë nuk ka agresion rus mbi Ukrainën! “Ishte një luftë e tmerrshme”, “kjo luftë kishte mundësi të përhapet edhe në vendet e tjera”! Shaqir Fetain e paska gëzuar shumë fakti që më në fund Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e paskan kuptuar rrezikun e kësaj lufte dhe se tashmë do ta ndalin, në veçanti në aspektin fetar! Këtu Shaqir Fetai del prej shinave dhe e humb kontrollin… e humbi kontrollin, e hu-mbi kontrollin! Vërtet çka do të thotë për Shaqir Fetain të mbysësh një njeri? Si mbytet ai njeri? A flet ajeti kuranor që e citon Shaqir Fetai vetëm për mbytjen me plumb e me thikë, apo me raketa, me bombë bërthamore të një njeriu, apo edhe t’ia bëshë kurthin që t’ia shkatërroshë jetën! A është mbytje për Shaqir Fetain tradhëtia, komploti, eliminimi i një njeriu, shkatërrimi psikik i tij, siç ka bërë shpesh në jetën e vet Shaqir Fetai, a mund të quhet ky tip njeriu kiminel, apo, meqë Shaqir Fetai nuk i ka nxjerrur gjak asnjërit me thikë apo me plumb, nuk mund të quhet KRIMINEL! Shaqir Fetai aq shumë ka bërë krime në jetën e vet sa, një Zot e di se si do t’i dalë dhe nga do t’i dalë ai shpirt i zi!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shaqir Fetai: Të gjitha punët zyrtare të BFI-së lëvizin përmes pushtetit lokal dhe atij qendror!!!(8)

(Në bisedën në një televizion nacional, me rastin e Ditës së Fitër…

Arbër Çeliku: Tendenca e dëshpëruar e pjellave të UDB-ës për të baltosur personalitetin tim

Të kotë e keni ju fundërrina të UDB-ës të më baltosur mua,…

Çka fshihet pas takimeve për kafe me Shaqir Fetain

Cila do të ishte logjika apo kënaqësia e Zijadin Selës, e Menduh…

PARTIZIMI I INSTITUCIONIT FETAR DO TË THOTË SEKTARIZIM POLITIK I TIJ

Askujt nuk i duhet një BFI që do të dridhet nga pushtetet,…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…