Disa qendra “letrare” të çuditshme kanë shpikur disa mirënjohje të çuditshme, të cilat në mënyrë të çuditshme ndahen e shpërndahen aq lehtësisht me arsyetime edhe më të çuditshme.
Shpikjet e këtilla, të cilat me naivitet bëhen publike në FB, nuk kanë asnjë vlerë, ama bash asnjë vlerë dhe më shumë duhet të konsideruar si tallje, sepse bëhen mbi parimin: “unë ty, ti mua”! Këmbimet e këtilla të “mirënjohjeve” t’i përkujtojnë fëmijët kur i këmbejnë lojërat.
Cili mund të jetë kontributi letrar i anonimeve, të cilëve u ndahen mirënjohje për “kontribut” në lëmin e letërsisë. Cirqet e këtilla po marrin hov gjithnjë e më shumë, por askush nuk skuqet, as ata që i ndajnë e as ata që i pranojnë. Këta të fundit sakaq vetë-vlerësohen dhe mendojnë se rreth tyre sillet e gjithë bota.
Prapa kulisave flitet se disa të pacipë me këtë shpërndarje të “mirënjohjeve” bëjnë edhe biznes, duke ofruar një copë letre për të fituar ”famë”. Deri diku është e kuptueshme se të pacipët këtë e bëjnë për të fituar, por nuk është e qartë se çka fitojnë ata që blejnë “mirënjohje”, të cilat nuk kanë kurrfarë vlere, pos që para të tjerëve, sidomos para e atyre që i njohin, duken sa naiv aq edhe qesharak.
Po pse këta individë kanë nevojë të bëhen, siç thotë populli, “budallenj pa pasur nevojë”? Çka i motivon këta individë që të tallen me vetveten? Ky veprim i këtillë, në shoqëritë normale, do të konsiderohej si lëndë e mjaftueshme për analizë psikologjike.
Ajo që shqetëson më së shumti është fakti se e gjithë kjo bëhet në emër të kulturës shqiptare, përkatësisht në emër të letërsisë shqiptare, imazhi i së cilës edhe ashtu dukshëm është cenuar. Ndaj, është e nevojshëm që ky lloj cirku të marrë fund dhe të mbyllet një orë e më parë, sepse dihet kush mund të vlerësojë, kush mund të ndajë mirënjohje dhe kush e meriton atë.
Cinizmi ndër ne nuk ka kufij. Ata që bëhen me “mirënjohje” gëzimin çuditërisht preferojnë ta ndajnë me miqtë e tyre, të cilët profilin e tyre në FB e mbushin me urime nga më të ndryshmet, duke manifestuar një cinizëm të paparë, duke i bërë këtë të vetëkënaqur të stolisen me “krahë”. Përfundimisht, cinizmi plotësisht vije në shprehje te “urimet dhe komentet ekzaltuese” në FB.
Ata që gjykojnë pa emocione mesiguri do ta kenë vërejtur këtë dukuri shqetësuese, që është bërë trend në rritje, sa që ekziston rreziku të kemi një inflacion të vërtetë (vënia në qarkullim e një sasie më të madhe, mbase shumë më të madhe mirënjohjesh, se sa në fakt nevojiten për ata që vërtet e meritojnë). Me “mirënjohje” koti dhe improvizime nuk bëhet as kulturë e as letërsi…Mbase me këso gjëra nuk ka nevojë askush të tallet me vetveten, aq më tepër jo publikisht përmes FB-së…/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një teatër profesional për aktorët shqiptarë

Letër nga Kumanova Zona e Kumanovës gjithnjë është vlerësuar si “djep” i…

Aktivitetet kulturore si “humanitet”

Midis nesh Në bazë të analizave sipërfaqësore (sepse analizat e thella janë…

POLITIKAT KOMBËTARE DHE DIASPORA SHQIPTARE

Diaspora shqiptare përbën më shumë se gjysmën e trungut tonë etnik! Diasporë…

Frida dhe politika: Nga dhembjet shpirtërore, krijoi një mik imagjinar! (Foto)

Kur flasim për Frida Kahlon, keqkuptimi më i zakonshëm është ndërlidhja e…

Ora ime e prishur

Lazër Stani për kritikën letrare (Posaçërisht për Hejza)Çfarë është kritika letrare? Orvatja,…