Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Berlin më 15 maj. Ai tha se “më shumë armë dhe ndihmë tjetër është nisur drejt Ukrainës”.

Kuleba pritet të informojë ministrat e Jashtëm të NATO-s gjatë takimit në Berlin lidhur me situatën në Ukrainë dhe se si aleanca ushtarake mund ta ndihmojë më tej shtetin e tij i cili po lufton me forcat ruse, qëkur Moska nisi pushtimin më 24 shkurt.

“Ne u pajtuam të punojmë së bashku që të sigurohemi se eksportet ukrainase të arrijnë te konsumatorët në Afrikë dhe Azi. Mirënjohës ndaj sekretarit Blinken dhe SHBA-së për lidershin dhe mbështetjen e palëkundur”, shkroi Kuleba në Twitter.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Blinken dhe Kuleba kanë biseduar për ndikimin e pushtimit rus, përfshirë edhe për sigurinë ushqimore të botës.

“Sekretari i ofroi detaje lidhur me ndihmën e fundit amerikane të sigurisë që ka për qëllim të rrisë mbrojtjen e Ukrainës”, tha Price.

Më 11 maj, Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një pako të re të ndihmës amerikane për Ukrainën. Pakoja e re, që është në vlerë prej 40 miliardë dollarësh, është e përqendruar në ndihmë të ushtrisë ukrainase dhe ekonomisë së këtij shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjatë fundjavë do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, pa teste dhe karantinë

Gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht…

Ja dy kriminelët serbë që masakruan një familje shqiptare

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e dy kriminelëve serbë, të…

Hyrja në lokale në Kosovë, vetëm me pasaportë shëndeti

Vitia: Vlen certifikata e vaksinimit ose testi PCR Si shumë shtete të…

“Perandoria”, Kamçevi shtetit do t’i paguajë 5,3 milionë euro dhe do të vuajë 1 vit burg

Afaristi Orce Kamçev arriti kompromis për rastin “Perandoria”. Aktakuza do të tërhiqet…

“Posllushniku” gjithmonë del fitimtar. Kështu i duket atij!

Myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, fort mirë u kujtohet kur, tash e…