Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba kërkoi sot më shumë armë dhe sanksione shtesë pas njoftimit të Moskës për zgjerimin e ofensivës në Ukrainë.

“Rusët duan gjak, jo negociata. Unë u bëj thirrje të gjithë partnerëve të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë”, shkroi Kuleba në Twitter.

Ai reagoi ndaj njoftimit të homologut rus, Sergey Lavrov, se Moska nuk do të përqendrohet ekskluzivisht në lindje të Ukrainës dhe se negociatat mes dyja vendeve nuk kanë “nuk ka kuptim” në situatën aktuale.

“Rrëfimet e ministrit të Jashtëm rus për ëndrrën e tij të pushtimit të territoreve të tjera ukrainase dëshmojnë se Rusia refuzon diplomacinë dhe përqendrohet në luftën dhe terrorin”, tha ministri ukrainas.

“Objektivat gjeografike” të Rusisë në Ukrainë kanë ndryshuar duke përfshirë jo vetëm republikat popullore separatiste Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, por edhe një numër rajonesh të tjera, kishte pohuar Lavrov.

“Tani gjeografia (jonë) është e ndryshme. Nuk janë vetëm DNR dhe LNR, është gjithashtu rajoni Kherson, Zaporizhzhia dhe një sërë territoresh të tjera”, tha ai.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Japonia planifikon stërvitjen më të madhe ushtarake në 30 vitet e fundit

Forca Mbrojtëse Tokësore e Japonisë – GSDF tha të enjten se do…

Von der Leyen: Ndërprerja e furnizimit me gaz është një instrument shantazhi nga Rusia

Vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin me gaz për klientët në…

Gjermania për vrasjet në Bucha: “Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje”

Liderët botërorë kanë dënuar sot skenat në zonat e lëna pas nga…

OBSH bën thirrje për mbështetje mjekësore për ukrainasit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndihmë prej 147.5…

200 mijë euro para të qytetarëve për telefonat e ri të deputetëve në Maqedoni

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, ka firmosur marrëveshje në fund të muajit…