Heshtjen morbite të Shaqir Fetait si dhe të tërë BFI-së me rastin e të shtënave me armë zjarri në drejtim të objektit të paraleles së vajzave, të dispersuar në Tetovë, e që është pjesë e Medresesë Isa Beu të Shkupit, u munduan ta thyejnë me zhurmën patetike të Qenan Ismailit, njeriut që vodhi postin e myftiut të Myfinisë së Shkupit, e që mundohet të vjedhë edhe merita të huaja, duke rrahur gjoks se e paskëshin kthyer objektin ish-kino Napredok, ku funksionon Institucioni Nacional, Teatri për fëmijë dhe të rinjë, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Nga Mevlan Shaqiri

Iniciativa për kthimin e objektit ku funksionon Teari për fëmijë dhe të rinjë, në Shkup, është ngritur dhe daton qysh nga viti 2007! Janë bërë shumë përpjekje, janë derdhur para të majme, janë mbajtur shumë procese gyqësore dhe, natyrisht që, më në fund do t’i kthehet pronarit të vërtetë – BFI-së, e cila e ka pasur edhe tapinë origjinale të kësaj prone! Qenan Ismaili as që ka ditur që kjo pronë është në fund të procesit të denacionalizimit!
Qenan Ismaili duhet të na tregojë se sa kërkesa për denacionalizim ka ngritur deri më tan! Duhet të na tregojë se sa vakëfe ka humbur, sa ka falur, sa ka tjetërsuar. A a e ka kryer hartëzimin dhe si duket harta e vakëfit të Myftinisë së Shkupit! Duhet të na tregojë se, si ka heshtur para ndërtimeve të egra në prona të vakëfit që shtrihen në territorin në mes të Gazi Babës dhe Çairit!
Qenan Ismaili duhet të na tegojë se çfarë po ndodhë me ish-objektin e Myftinisë së Shkupit në Kala të Shkupit! Duhet të na tregojë se sa është humbja nga heshtja në punët që po kryhen në ish-oborrin e Komunalecit. Çka po bëhet me këtë pronë të vakëfit e çka po bëhet me Hotelin i cili derimë tani është dashur të jetë në funksion dhe të gjenerojë para për shtimin e vakëfit të Myftinisë së Shkupit.
Këto ditë, ishim dëshmitarë se si në oborrin e Xhamisë së Ballabanit, u hodh guri themeltar për ndërtimin e një “Palestre sportive” që i bashkangjitet Shkollës fillore “Jashar Bej Shkupi”!
Qenan Ismaili, nuk ka guxuar të bëjë gëg me gojë, meqë nuk ka dashur që ta iritojë BDI-në e cila “e përkrah” këtë skuth, ndërsa ky gurëthemel është aktivitet partiak në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që mbahe më 17 tetor të vitit 2021.
Natyrsisht, ky gurthemel mund të jetë dhe gurthemel i “katakombës” së karrierës së Qenan Ismailit, sepse, në sy të tërë botës e tuhajëson vakëfin pa kurrfarë leje, pa kurrfarë vendimi dhe pa kurrfarë dëmshpërblimi (kthimi i Teatrit për Fëmijë nuk mund të konsiderohet si “kthim i borxhit”, sepse objekti i këtij Institucioni, me të gjitha nishanet është pronë e BFI-së)! Duke ia pasur frikën e ragimit të hoxhallarëve për këtë “dorë kaq të lirë” të Qenan Ismailit kur është në pyetje vakëfi i Myftinisë, ai tashmë ka filluar një fërkim me disa persona të bllokut opozitar, të cilëve u ankohet se po shantazhohet dhe po kërcënohet nga BDI për faljen e tokave nga vakëfi, madje duke u munduar që t’i animojë në ndonjë reagim të ashpër kundër kësaj grabitje nga ana e BDI-së! “Po ma bëjnë edhe më keq se dikur Mulla Sulës”, është ankuar te një sekretar dege i një partie ozitare.
Qenan Ismaili pret reagim nga partitë opozitare edhe për gurthemelin në tokën e grabitur që është vakëf i Xhamisë Ballaban! Megjithatë, opozita vështirë se do të reagojë, meqë tashmë e ka kuptuar lojën e Qenan Ismailit, i cili, mbase edhe e pret këtë heshtje inatçore dhe, kësisoj, t’i kalojnë gjërat korrruptive në heshtje mortale!
Shitjet, tuhajësimet, degradimet i bëjnë në mënyrë sa më të heshtur. Madje mundohen t’i mbyllin edhe në “arkën e harresës”, siç mundohet edhe “lideri i tij”, Shaqir Fetai, ta heshtë dështimin e Qendrës tregtare në qendër të Gostivarit, të cilin si vakëf do ta themelonte Banka Islamike për Zhvillim. Mos realizimi i kësaj Qendre flet se aty Shaqir Fetai është munduar që ta zhvillojë një korrupsion të tmerrshëm, sa që i ka trembur dhe revoltuar edhe vetë donatorët arabë. Një mend, çfarë u bë me një “xhami në Mavrovë”, të cilën Shaqir Fetai e ka paralajmëruar me pompozitet para mediave kur ishte myfti i Gostivarit? Epo, kështu e ka, ky vetëmse me rrena ka bërë karrierë, me rrena ka jetuar, me rrena është zhvilluar dhe me rrencakë është rethuar! Rrena është nëna e të gjitha të këqiave. A rrenë “reisi”, a? Po myftiu a rrenë? Marrë parasysh karakteret hipokrite të të dy të apostrufuarve këtu, me gjasë rrena është “morali” dhe “feja” e tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…