Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka thënë se situata me sistemin energjetik vazhdon të mbetet e vështirë.
Në një postim në Telegram Klitschko tha se është i nevojshëm kursimi i energjisë elektrike, shkruan Sky News.
“Situata në sistemin energjetik mbetet e vështirë. Prandaj, siç theksojnë ekspertët e energjisë, mund të ketë disa devijime nga orari për balancimin e sistemit energjetik. Ekziston një nevojë e mëtejshme për të kursyer energjinë elektrike”, u shpreh ai.
Kujtojmë se që nga fillimi i tetorit, Rusia ka kryer sulme të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke rezultuar në ndërprerje të energjisë dhe mungesë të ujit për miliona njerëz në të gjithë Ukrainën.