Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunter Fehllinger, i ka bërë thirrje Greqisë dhe Qipros që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se Kosova dhe Ukraina duhet të jenë pjesë e NATO-s.
“Miqësia mes Kosovës dhe Austrisë festohet me shumë stil në Vjenë. Duke festuar ditëlindjen e 15-të të Kosovës në zemër të Austrisë neutrale, ftoj Kosovën, Austrinë dhe Ukrainën që të anëtarësohen në NATO”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se pavarësia e Kosovës është fakt.
“I bëj thirrje Greqisë dhe Qipros që të njohin Kosovën dhe të jenë aleati më i mirë i NATO-s”. Tashmë kanë kaluar 15 vjet, pavarësia është fakt dhe pse në këtë çështje duhet të qëndrojmë me palën serbe dhe ruse”, ka theksuar Fehllinger.
Mes tjerash, austriaku i bëri thirrje edhe Rumanisë që ta njohë Kosovën dhe sipas tij “Austria do të heqë veton për anëtarësimin në Shengen”.
Fehllinger gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që ta njohë shtetësinë e Kosovës dhe njëherit sipas tij, BE-ja t’i ofrojë Serbisë një të ardhme evropiane.
Në mesin e vendeve të cilat, austriaku i bëri thirrje për njohjen e Kosovës është edhe Ukraina./Klankosova.tv./