Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, i cili po qëndron për një vizitë në Prishtinë, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Me sa di unë marrëveshja e Ohrit thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Unë mendoj posaçërisht anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vendimtar për Kosovën, sepse aty janë përfaqësuar më shumë shtete sesa që janë në Bashkimin Evropian dhe ne po shohim në situata të ndërlikuar dhe ndjeshme Këshilli i Evropës merr vendime dhe masa shumë qenësore që kanë ndikim afatgjatë”, u shpreh Sobotka.

“Nuk mendoj që marrëveshja po zbehet, mirëpo në politikën ndërkombëtare duhet të kemi më shumë kohë, dhe ajo nuk bëhet çdo herë në hapësira publike, mendoj që të ketë dialog me besim të dyanshëm, me këto dialoge në fund të përgatiten rezultate, neve na nevojitet një formë e tillë komunikimi”.

“Mirëpo disa gjëra nuk bëhen me shpejtësi, mendoj aty kështu vështirësi dhe këto sfida duhet t’i largojmë, do të shkoj në Serbi dhe do të diskutojë në lidhje me këtë çështje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE-ja përgatit një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian po punon për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë…

Covid 19/ 18 raste të reja dhe 3 viktima

Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18…

Ish komandanti i UÇK-së, Suma: “Zdravo për gjithë shokët e mi nga BDIja”

Emrush Suma i njohur si Komandant Hoxha nga Hani i Elezit ka…

Pas 203 orësh, nxirret i gjallë edhe një burrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Pajme befasuese po raportohen ende nga pjesët e goditura nga tërmeti në…

Borell informon ministrat e jashtëm të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe…