Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ndërsa kjo e fundit ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i rëndësishëm drejt proceseve integruese, ndërsa siguron se Norvegjia do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në këtë proces.

Kryeministrja Solberg e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke vlerësuar lart marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve në shumë fusha.

Ajo më tej ka shprehur besimin se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti.

Kryeministrja e Norvegjisë thekson se integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelës për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ajo siguron mbështetjen e plotë të Norvegjisë për proceset e nevojshme të reformave dhe për ambiciet e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Më tej, ajo cilëson se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim, ndërsa siguron se Norvegjia do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në këtë proces.

Në përmbyllje të letër urimit, kryeministrja Solberg shprehë dëshirën për t’u takuar me kryeministrin Kurti dhe për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti në nëntor udhëton drejt ShBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në muajin…

Konjufca shkon sot në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot për…

Rekord prej gjysmë milioni infektimesh ditore në SHBA

Autoritetet në alarm, nuk përjashtohet ashpërsimi i masave Shtetet e Bashkuara thyejnë…

Me 107 raste të reja me koronavirus, Maqedonia ka hyrë në vendet me rrezik të lartë

Me 107 personat e infektuar rishtazi që u konfirmuan nga Ministria e…

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, diskutojnë për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është takuar këtë të hënë me ambasadorin rus,…