Kjo është prova e parë pasi Macron humbi shumicën absolute në parlament

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne i mbijetoi një mocioni mosbesimi të paraqitur kundër saj nga një aleancë e gjerë kundërshtarësh të krahut të majtë.

146 ligjvënës votuan në mbështetje të mocionit, i cili kërkonte një shumicë absolute prej 289 votash për të rrëzuar qeverinë.

Rezultati ishte i parashikuar nga koalicioni Nupes, grupimi më i madh kundërshtar i Emmanuel Macron, të cilit në fakt iu shkëputën 5 vota që u interpretua si shenjë pozitive nga Borne dhe qeveria e saj.

Francezëve u duhet që qeveria e tyre të veprojë, ndërsa disa kanë vetëm një obsesion: ta rrëzojnë atë”, tha kryeministrja para parlamentit pak para votimit. Ajo u bëri thirrje ligjvënësve për kompromis, në mënyrë që të jetë më e lehtë përballja me sfidat e ardhshme.

Borne u emërua në postin e kryeministres në Maj nga presidenti Emmanuel Macron, vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, në të cilat ai humbi shumicën e tij absolute në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Putin dhe Zelensky ftohen në takimin e G20

Presidenti i Indonezisë mund të ketë organizuar takimin e parë të mundshëm…

Tensionet me Ukrainën/ Rusia dislokon armatimet e rreme të ajrit, për të gënjyer Perëndimin (fotot)

Mes tensioneve të fundit në kufirin me Ukrainën, Rusia shihej sot të…

Kërcënimi ndaj Dick Martyt sjell në Kosovë dhe Serbi sekretaren e shtetit zviceran

Shteti zviceran është aktivizuar në nivel diplomatik, mbi çështjen e kërcënimeve nga…

Ish-zyrtarë republikanë, thirrje partisë për presion ndaj presidentit

Më shumë se 100 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare u kërkuan të…

Konjufca në Hagë, takon sot Thaçin e Veselin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, po qëndron për vizitë në…