Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, e ka konfirmuar se vendi i saj do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

“Ne do të informojmë NATO-n se duam të bëhemi anëtare të aleancës”, tha Andersson pas një debati mbi politikën e sigurisë sot në parlament.

“Ka një shumicë në parlamentin e Suedisë në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO. Gjëja më e mirë për Suedinë dhe popullatën suedeze është të anëtarësohemi në NATO”, deklaroi kryeministrja suedeze.

Vendimi për të braktisur mosangazhimin ushtarak, që ka qenë një pjesë qendrore e identitetit kombëtar suedez për më shumë se 200 vjet, është një ndryshim historik për vendin.

Kjo vjen një ditë pasi socialdemokratët suedezë ndryshuan qëndrimin e kahershëm të partisë se Suedia duhet të mbetet e paangazhuar ushtarakisht, duke i hapur rrugën një mazhorance të qartë në parlament në favor të aplikimit për në NATO.

Dikur një fuqi ushtarake rajonale, Suedia i ka shmangur aleancat ushtarake që nga fundi i Luftërave Napoleonike.

Ashtu si Finlanda, ajo mbeti neutrale gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, por krijoi marrëdhënie më të ngushta me NATO-n pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Opinioni publik në të dyja vendet ishte fuqishëm kundër anëtarësimit në NATO deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pas së cilës sondazhet treguan një ndryshim dramatik në favor të anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fluks i madh në Merdar, Policia kërkon nga qytetarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

Policia e Kosovës për shkak fluksit të madh në pikë-kalimin kufitar Merdar…

Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim i kam pasur 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e…

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton deklaratën e parë që mbështet zgjidhjen paqësore në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar deklaratën e tij…

Remzi Mehmedi: Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën Shqiptare

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka deklaruar se Maqedonia e…

Specialja ua refuzon aplikimet shtatë personave që u paraqitën si viktima të UÇK-së, katër prej tyre shqiptarë

Shtatë personave që u paraqitën në Speciale si viktima të UÇK-së u…