Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Shkëlqësia e Tij Papa Françesku, realizuan takim të ndarë në kuadër të programit të vizitës Apostolike të Shkëlqësisë së Tij dhe Klerik i parë i Kishës Katolike.

Në takim, edhe një herë u konfirmua lidhja shekullore shpirtërore ndërmjet shtetit të Papës dhe vendit tonë, të vendosur me misionin e arsimdashësve slloven, vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi dhe me kremtimin e veprës së tyre, që çdo vit bashkërisht festohet në Romë dhe Vatikan.

Kryeministri Zaev në takim dërgoi mesazh se kjo vizitë Apostolike është frymëzim për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe e luti Papa Françeskun që të lutet për të mirën e qytetarëve dhe vendit tonë.

Në takimin ndërmjet Kryeministrit Zaev dhe Papa Françeskut u theksua angazhimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vazhdoj afirmimin e saj si vend i përbashkët i tolerancës, duke ndjekur shembullin e veprës së Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët në vitin 1980 Vatikani i shpalli si përfaqësues të Evropës.

Papa Françesku përshëndeti edhe familjen e Kryeministrit Zaev, kur në përfundimin e takimit u bashkangjit bashkëshortja e Kryeministrit Zaev, Zorica bashkë me të bijën Aleksandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pasi ndihmuan Shqipërinë, FSK-ja bashkë me zjarrfikësit kthehen në Kosovë

Një pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës bashkë me ekipet e…

Castex: Po përballemi me një rifillim të epidemisë, por nuk duhet të alarmohemi

Kryeministri francez, Jean Castex theksoi sot për mikrofonin e “France Inter” se…

Komisioni Evropian: Nëse autobusi i “Besa Trans” nuk ka pasur licencë, kalimi i kufirit është ilegal

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nëse autobusi i “Besa Trans” që u…

Opozita paralajmëron shumicë të re në Kuvend

Lideri i VMRO DPMNE-së Hrisitijan Mickoski insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare,…

Personi që vrau katër persona në një spital të Oklahoma-s kishte në cak mjekun që ia kishte operuar shpinën

Policia ka deklaruar se një person i armatosur që vrau tre punonjës…