Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen janë liderët e fundit evropianë që kanë shkuar në Ukrainë.

“Mezi pres takimin me (Volodymyr) Zelensky, ku mesazhi im do të jetë se Danimarka do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën”, tha Frederiksen në një deklaratë duke njoftuar mbërritjen e saj në Kiev të enjten.

“Perëndimi qëndron i bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas”.

Ndryshe, Frederiksen është lideri i parë nordik që udhëton në Kiev që kur Rusia filloi agresionin në fund të shkurtit.

Zyra e Sanchez kishte njoftuar në fillim të kësaj jave se kryeministri do të udhëtonte në Ukrainë pas vizitave të disa liderëve evropianë, por zyrtarët kishin përmendur shqetësimet e sigurisë për të shmangur specifikimin e datës së saktë të vizitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Detale të reja nga vrasja në Gostivar, vrasja për 1 500 euro

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2…

Kampionet botërore amerikane nuk duan ta takojnë Donald Trumpin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e fituat Kupën e Botës në Kampionatin…

VMRO-ja paralajmëron protesta dhe bllokada

Nga VMRO-DPMNE-ja njoftojnë se është e mundur që të organizojnë demonstrata, protesta,…

Në Dibër kryetari do të zgjidhet më 14 nëntor

Edhe pas votimit të sotëm të përsëritur në një vendvotim, qytetarët e…

Rusia shton praninë luftarake në Detin e Zi mes thellimit të tensioneve me Ukrainën

Dy anije luftarake ruse kaluan ngushticën e Bosforit për të shkuar në…