Karl Nehammer është betuar të hënën si kryeministër i ri i Austrisë.

Nehammer, që mban postin edhe të kryetarit të Partisë Popullore Austriake (OVP), deri tani ishte ministër i Punëve të Brendshme.

Në këtë cilësi politikani 49-vjeçar kishte vizituar para dy muajsh Prishtinën.

Ai ishte ndër zyrtarët e rrallë të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian që përkrahu aksionin e njësive speciale të Policisë së Kosovës, të cilat për dy javë qëndruan në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjak.

Ata po zbatonin masën e reciprocitetit të targave me shtetin serb.

“Një falënderim shkon për policët kosovarë që tani janë në krye të detyrës në veri të vendit. Aksioni në fjalë po zbatohet me maturi dhe unë u luta që të vazhdojë në mënyrë të tillë. E kuptojmë sa e  zorshme është kjo detyrë për policët e policet, por po ashtu e dimë se sa i rëndësishëm është ky aksion për besimin e qytetarëve në shtetin e tyre,” kishte thënë Nehammer gjatë konferencës më 28 shtator në Prishtinë.

Veterani i politikës austriake, Hannes Swoboda, që udhëheq me Institutin Ndërkombëtar për Paqe me seli në Vjenë, thotë se Nehammer do t’i forcojë lidhjet Kosovë-Austri.

Hannes Swoboda, drejtor, Instituti Ndërkombëtar për Paqe.

“Atij i pëlqejnë aksionet e forta dhe unë mendoj se ai nuk ishte informuar për detajet e aksionit të Policisë së Kosovës. Por në përgjithësi luftimi i krimeve ndërkufitare dhe veprimtarive kriminale, pa marrë parasysh përkatësisë etnike, është gjë e mirë dhe në Austri mirëpritet jo vetëm nga qeveria por nga i gjithë shteti,” shtoi Swoboda.

Në kabinetin e Nehammer, ministër i Punëve të Jashtme do të jetë Alexander Schallenberg, i cili qe kryeministër për pak kohë, pas dorëheqjes së Sebastian Kurz.

“Kancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme do të kenë angazhim më të fortë në dialogun Kosovë-Serbi sepse ata duan paqe dhe stabilitet dhe nuk duan konflikte në rajonin e tyre, pra në fqinjësi. Më urgjentja tani është situata në Bosnjë, pra Republika Srpska dhe Milorad Dodiku. Kështu që do të ketë angazhim të shtuar për dialogun, por së pari duhet të ndodhin zgjedhjet më 3 prill 2022 në Serbi,” tha presidenti i IIP-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…