Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka bërë një dedikim për Jasharët në Prekaz, me rastin e 30 vjetorit të sulmit të parë serb ndaj kësaj familjeje.

Duke shkruar për veprën e kryefamiljarit të Jasharajve, Shabanit, kryeministri Kurti thotë se trashëgimia e tij si bujk, mësues dhe prind i shkëlqyer është e përjetshme dhe e pavdekshme.

”Në 30 vjetorin e sulmit të parë të Serbisë mbi Jasharajt në Prekaz

Kultivon tokën, ai njeri që e di se do të jetoj gjatë në marrëdhënie me tokën. Ai i dha tokës, toka i dha atij. Mes tokës dhe njeriut vendoset një besim afatgjatë

Kultivon nxënësin, ai njeri që e di se dija do t’i duhet njeriut, për të gjitha mundësitë dhe pamundësitë që i duhet jeta. Mes mësuesit dhe nxënësit vendoset lidhja e një populli me dijen.

Kultivon fëmijën e vet, ai njeri që e di se çka ka marrë prej së shkuarës duhet ta mbrujë në të ardhmen e vet. Një prind që e njeh të shkuarën e vet si dheun e një njerëzie dhe të vërtete, e përçon mandej në dejet e së ardhmes bashkë me gjakun.

Ky është Shaban Jashari. Baca Shaban, bashkë me djemtë e tij, me nxënësit e tij më të përditshëm, me bujqit e tij më të ngushtë, më 30 dhjetor të vitit 1991, 30 vite më parë, shprehte vetëdijen më të lartë për tokën dhe të shkuarën e tyre, për popullin dhe të ardhmen e tij. Trashëgimia e këtij bujku, mësuesi dhe prindi të shkëlqyer është e përjetshme, e pavdekshme”, shkruan Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryeparlamentari Xhaferi takoi kryeministrin grek, Aleksis Cipras

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pati…

Në Rinas të Tiranës arrin sasia më e madhe e vaksinave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e…

Gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt nis më 7 tetor, pritet të zgjasë deri më 17 dhjetor

Më 7 tetor pritet të hapet procesi i rregullt gjyqësor ndaj Hysni…

Vajza 16 vjeçare arrestohet pas mesnate me dr ogë në Shkup

Droga ka metastazuar te të gjitha gjeneratat në Maqedoni, kurse për këtë…

Biden dhe Putin do të zhvillojnë përsëri bisedime

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij…