Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilluan takim me ministrin e Agrikulturës të Republikës Federale të Gjermanisë, Cem Özdemir.

Në takim u vlerësua mbështetja e vazhdueshme nga  Republika Federale e Gjermanisë për Republikën e Kosovës dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

U fol për agjendën progresive të të dy qeverive dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, në fushat dhe projektet  në të cilat shteti gjerman mund të ofrojë përkrahje.

U bisedua për rëndësinë e zhvillimit të sektorit të bujqësisë nëpërmjet transformimit të zonave rurale në vende tërheqëse për punë dhe jetesë, si dhe për ndërtimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në sektorin e industrisë agro-ushqimore në Kosovë, si në aspektin e sigurisë ushqimore, punësimit dhe ruajtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Si po pastrohen paratë në epokën e Covid-19

Me ndryshimin e zakoneve për shkak të nga Covid-19, kanë ndryshuar edhe…

Profesori amerikan, Williams: Specialja, mundësi për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë

Nuk janë të rralla rastet kur dëgjohen ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të…

Ambasada e SHBA-së ia uroi fitoren Pendarovskit

Ambasada e SHBA-së ia uroi fitoren Stevo Pendarovski për president të Republikës…

Letra e Kurtit për kryeministrin maqedonas: Pse nuk vij në “Ballkanin e Hapur”

Por Kurti i është përgjigjur me një “refuzim diplomatik”. Në një letër…

Komisioni për sëmundje infektive po mendon për kthim të orës policore në Shkup, Tetovë dhe Shtip

Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut është duke shqyrtuar mundësinë…