Sezoni i dytë dimëror i luftës “do të jetë shumë sfidues”, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Ai tha në një mbledhje të qeverisë se Rusia “do të bombardojë më tej infrastrukturën energjetike dhe se qëllimi i tyre është të ngrijnë Ukrainën dhe të kryejnë një tjetër gjenocid ndaj popullit ukrainas”.

Shmyhal tha se “të gjitha rajonet e Ukrainës, përveç rajonit Kherson, furnizohen me energji elektrike.  Aktualisht, prodhimi i energjisë elektrike në vend mbulon 70 pwr qind të nevojave të konsumit”.

Ai tha se përgjegjësia ishte tani mbi kompanitë rajonale të energjisë që të mos tejkalojnë kufijtë e ofruar nga ofruesi shtetëror i energjisë elektrike NPC Ukrenergo dhe të minimizojnë shkëputjen e pabarabartë të konsumatorëve.

Ka energji të mjaftueshme, tha ai, për të shpërndarë në mënyrë të barabartë ngarkesën e ndërprerjeve të detyruara në mënyrë që njerëzit të mund të ndezin dritat për të paktën pesë deri në gjashtë orë në ditë, tha Shmyhal.

Shmyhal tha se situata kërkon një mbrojtje të fortë ajrore dhe riparime të shpejta të pajisjeve të dëmtuara të energjisë.

“Për sa i përket mbrojtjes ajrore, gjatë muajit të kaluar ka pasur përparim të konsiderueshëm, para së gjithash, falë furnizimit me sisteme moderne perëndimore”, tha ai.

Marrja e pajisjeve shtesë të energjisë ishte gjithashtu një prioritet, tha ai.

“Vetëm Lituania na ka dhënë 114 transformatorë. Vende të tjera ndajnë fonde dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbijetojë dimrin. Jo vetëm Evropa, por edhe SHBA, Kanadaja dhe Japonia na ofrojnë mbështetje të konsiderueshme”, tha ai.

Shmyhal tha se burimet energjetike të Ukrainës janë të përshtatshme për muajt e dimrit: “Ne po hyjmë në dimër me 14 miliardë metra kub gaz në magazinimet tona dhe 1.3 milion ton qymyr në depo. Ky burim do të jetë i mjaftueshëm për të na kaluar dimrin në mënyrë të qëndrueshme”.

Ai tha gjithashtu se Ministria e Ekonomisë nuk parashikon mungesë të karburantit dhe naftës, që do të kërkohet për qindra gjeneratorë që do të importohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Fshi Facebook”/ Fushatë kundër gjigantit të mediave sociale, kryeministri australian: Mendojnë se janë më të mëdhenj se qeveritë,e kanë gabim!

Facebook po përballet me thirrjet për bojkot pasi ndërmori hapin e jashtëzakonshëm…

Spacialja ua vazhdon masën e paraburgimit Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Edhe pas pranimit të informacionit të kërkuar nga Policia e Kosovës, trupi…

Nënshkrimi i marrëveshjes Beograd-Moskë, ministri Mehaj: Koha për të sanksionuar Serbinë

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.…

Fillon skriningu masiv për Kovid-19

Prej sot fillon skriningu i punonjësve në kopshte, si dhe për kategori…

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i dërgon një letër të hapur Presidentit të SHBA Joe Biden

Presidentit të SHBA SH.T. Z. Joseph R. BidenShtëpia e BardhëWashington, DC 20500…