Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton për vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë nga Republika e Bullgarisë i kryesuar nga Kryeministri, Kiril Petkov në Shkup më 18 janar.

Kryeministri bullgar do të shoqërohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, si dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nikolai Sabev.

“Vizita është planifikuar të realizohet menjëherë pas hyrjes në funksion të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të dyja vendet dëshmojnë rëndësinë që i kushtojnë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Në takimet në fjalë pritet të rikonfirmohen rezultatet e deritanishme dhe progresi i arritur, si dhe të vendoset një komunikim shtesë intensiv për tejkalimin e mosmarrëveshjeve për çështje të rëndësishme bilaterale. Bisedimet do të fokusohen në zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim të nënshkruar mes dy vendeve në gusht 2017, si dhe vazhdimin e përpjekjeve për sigurimin e mbështetjes për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koronavirusi në Shqipëri, ulen viktimat, 931 të infektuar të tjerë

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy persona të tjerë kanë humbur jetën…

Turqia i dhuron armatim dhe uniforma ushtrisë shqiptare

Turqia i ka dhuruar ushtrisë shqiptare armë këmbësorie dhe uniforma për Forcat…

Çmime të reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut

Prej mesnatës çmimi i benzinës do të rritet për 2 denarë, ndërsa…

UNHCR publikon një fotografi të rrallë të refugjatëve kosovarë, të dëbuar në Shqipëri

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, kanë publikuar një…